BallinaFaktometerE PavërtetëBlendi Klosi: 60-mijë shqiptarë shkojnë çdo vit për turizëm në Mal të Zi

Blendi Klosi: 60-mijë shqiptarë shkojnë çdo vit për turizëm në Mal të Zi

ANDI BORA

“Shkojnë 60 mijë shqiptarë gjatë gjithë vitit për turizëm në Mal të Zi”. Kështu u shpreh ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një intervistë të dhënë në muajin qershor të këtij viti, në emisionin “Studio e Hapur”, News 24.

Për të verifikuar nëse vërtetë kanë shkuar 60 mijë turistë, “Faktoje” mori shifrat zyrtare të vëna në dispozicion nga Zyra e Statistikave të Malit të Zi për katër vitet fundit, duke përfshirë edhe periudhën janar-gusht të vitit 2018.

Në asnjërin prej viteve që i kemi paraqitur me grafik, nuk arrihet shifra prej 60 mijë turistësh shqiptarë të cilët kanë vizituar Malin e Zi gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, shifrat për priudhën janar-gusht të këtij viti, arrijnë në shifrën 24,745 turistë dhe nëse vazhdohet me të njëjtat ritme, as ky vit nuk do e arrijë shifrën e deklaruar nga ministri.

Sipas të dhënave zyrtare të mësipërme, deklarata e ministrit Klosi, për “Faktoje’’ rezulton GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img