.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në Facebook“Bisha” elektrike që u dogj në Durrës, një krijim i Inteligjencës Artificiale

“Bisha” elektrike që u dogj në Durrës, një krijim i Inteligjencës Artificiale

Pretendimi: Ky imazh tregon një Tesla Cybertruck që ka marrë flakë në Durrës

Verdikti: Gjeneruar me AI

————————————————————

Një imazh që po qarkullon në rrjete sociale pretendon se tregon një automjet elektrik të tipit Tesla Cybertruck, i cili ka marrë flakë në bregdetin e Durrësit. Një dështim i makinës të promovuar gjerësisht nga Elon Musk si një nga mjetet elektrike më të shpejta dhe të forta, ka ngjallur interes nga përdoruesit e rrjetit. 

Disa tipare të këtij imazhi, megjithatë, na bëjnë të dyshojmë mbi vërtetësinë e tij. Flakët shihen në pjesën e automjetit që është në ujë dhe pasqyrimi i dritës në rërë janë tregues se imazhi mund të jetë prodhim i programeve të inteligjencës artificiale (AI).

Më tej, automjetit i mungojnë pasqyrat anësore, të cilat janë të pranishme në modelin Tesla Cybertruck. 

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi është postuar për herë të parë në rrjet më 13 korrik 2024 nga faqja në Facebook e quajtur Outer Banks Vibes, krahas 3 imazheve të tjera të ngjashme që duket se tregojnë një Tesla Cybertruck duke u djegur buzë detit.

Këndet e ndryshme nga të cilat imazhet e tjera tregojnë automjetin janë tregues i mëtejshëm se ato nuk janë autentike, por prodhim i AI.

Nëse këqyrim imazhet e tjera të ngarkuara nga kjo faqe vërejmë se të gjitha duken si të prodhuara me AI.

Nëse përdorim mjetin e detektimit të imazheve të gjeneruara me AI, Hive Moderation, për të analizuar këtë imazh rezulton gjithashtu se ai është gjeneruar me AI.

Megjithatë, më 27 gusht 2024, një Tesla Cybertruck mori vërtet flakë në Harlingen, Texas, pasi automjeti u përplas me një hidrant zjarri. Sipas zjarrfikësve vendas, bateria e Cybertruck mori flakë pasi u lag nga uji që shpërtheu nga hidranti.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img