Ministrja e Shtetit për Marrdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali më 18 shtator 2020 deklaroi se Rruga e Arbërit do të përfundojë para zgjedhjeve të 25 prillit. Por përgjigjja zyrtare e Ministrisë së Infratrukturës, konfirmon se punimet janë realizuar për gjysmën e gjatësisë totale prej 54 kilometra të rrugës së Arbërit dhe se përfundimi i punimeve, sipas kontratës me kompaninë ndërtuese, parashikohet në prill të vitit 2022.
Në një intervistë televizive në shtator 2020, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se rruga e Arbërit do të përfundonte para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Të jesh i sigurtë se para zgjedhjeve do të përfundojë rruga e Arbërit”- u shpreh Spiropali.
Për të verifikuar këtë premtim, Faktoje iu drejtua zyrarisht me një kërkesë për informacion Ministrisë së Infrastrukturës. Edhe pse ndryshimi i koordinatorëve për të Drejtën e Informimit, u bë shkak i vonesave dhe moskthimin e përgjigjes në afat, Faktoje e përsëriti atë më 9 prill.
Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Enërgjisë, 9 prill 2021
Përgjigje e Minisrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, 19 prill 2021
Këtë herë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u përgjigj brenda afatit 10 ditor të përcaktuar në ligjin për të drejtën e informimit duke dhënë këtë shpjegim:
“Janë realizuar punime të paketës asfaltike konkretisht shtresë konglometarik bituminous dhe shtresë binderi. Punimet e cituara janë relizuar për gjatësinë totale 27 km nga 54 km që është gjatësia e projektit në trupin bazë. Përfundimi total, sipas kontratës është në Prill 2022, sipas ecurisë së faktit pritshmëritë dhe mundësitë janë edhe më herët se ky afat.
Vlera e kontratës është 33.6 miliard lekë sipas kontratës së miratuar me VKM.”
Faktoje muajin e kaluar vëzhgoi nga afër sesi po ecnin punimet në Rrugën e Arbërit.
Rruga e Arbërit, 5 mars 2021
Rruga e Arbërit, 5 mars 2021
Rruga e Arbërit, 5 mars 2021
Nga verifikimi i kryer, rezulton që premtimi i ministres Elisa Spiropali për përfundimin e projektit të Rrugës së Arbrit, para zgjedhjeve të 25 prillit, është i pambajtur.
Lexo: Sa premtime madhore për transportin rrugor janë përmbushur gjatë këtij mandati qeverisës ?