.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëBelsh/ Fëmijët mësojnë në shkolla dhe kopshte në gjendje të mjerueshme

Belsh/ Fëmijët mësojnë në shkolla dhe kopshte në gjendje të mjerueshme

Në vitin 2019, gjatë fushatës zgjedhore kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani premtoi se do rikonstruktoheshin të gjitha shkollat dhe kopshtet. Sot, edhe pse kanë kaluar dy vite nga ky premtim, fëmijët që mësojnë në shkollat dhe kopshtet e Belshit, vijojnë të përballen me ambiente në gjendje të rënduar dhe në mungesë të kushteve higjienike.


Kopshtet edhe shkollat do të rikonstruktohen të gjitha. Tashmë i kemi projektet gati”, – premtoi më 6 qershor 2019, kryetar i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani.

Kërkesa për informacion dërguar Bashkisë Belsh, datë 12 Gusht 2021

Edhe pse ka kaluar afati për kthimin e përgjigjes nga ana e bashkisë sipas ligjit për të drejtën e informimit ky institucion ka refuzuar të na përgjigjet. Faktoje ka bërë dhe ankimim për kërkesën e mësipërme, por përsëri nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Për të parë për investime të mundshme në arsim nga ana e bashkisë Belsh, provuan të futeshim në faqen e bashkisë, por ajo nuk ishte e disponueshme.

Kërkimi për faqen e bashkise Belsh

Në mes të muajit nëntor Faktoje shkoi në Belsh për të verifikuar nëse janë rikonstruktuar shkollat dhe kopshtet që gjenden në këtë bashki.

Qendra e Belshit ka vetëm një kopësht me drekë, i vendosur pas godinës së bashkisë Belsh, ku është ndërhyrë me investim jo shumë kohë më parë. Ambientet e këtij kopshti janë të pamjaftueshme për numrin e fëmijëve, që ka Belshi në qendër. Prindërit thonë se i dërgojnë në kopshte të tjera të improvizuara, ndërkohë që kërkohet investimi në shtimin e ambienteve të kopshtit publik.

“Ne presim të na ndërtohet një kopësht se ai që është, nuk ka vend. Duhet në godinë e re në qendër të Belshit”, shprehet Aneta Hysa, e cila pranon se fëmijën e çon në një shkollë, por është vend i papërshtatshëm për kopësht fëmijësh.

Kopshti i lagjes Hysë vazhdon të jetë në gjendje shumë të rënduar, pavarësisht se banorët kanë bërë apel për ndërhyrje.

Foto nga kopshti Hysë

“Kopshti ku çoj djalin është në kushte skandaloze. Askush nuk është kujtuar për ne. Çdo që gjë që bie jashtë, hyn brenda. Dritaret i kemi vendosur vetë, stufën vetë. Aty janë tre grupe fëmijësh me një edukatore, mungon një banjo me kushte normale, që është kryesorja. Ne kemi bërë kërkesë në bashki, por gjendja në këtë kopësht mbetet e njëjtë prej shumë vitesh”- shprehet Z.V banore e lagjes Hysë.

Faktoje gjithashtu konstatoi se edhe disa objekte shkollore, vazhdojnë të jenë gjendje të vështirë.

Në kopështin Shtith gjendja ishte e mjerueshme, veçanërisht pjesa e tualeteve dhe lagështira kishte kapluar të gjitha muret.

Foto nga tualetet e kopshtit Shtith

Foto nga kopshti Shtith

Shkolla e mesme e bashkuar në Dëshiran është gjithashtu në gjendje të rrënuar. Shkollat në fshatin Rrasë, kërkojnë ndërhyrje urgjente për përmirësimin e kushteve në zhvillimin e mësimit.

Foto të shkollës së mesme Dëshiran

I vetmi investim që është bërë këto dy vitet e fundit ka qenë në gjimnazin e qendrës së Belshit dhe në shkollën 9-vjeçare.

Foto nga gjimnazi “Sami Frashëri” në qendër të Belshit

Faktoje e ka ndjekur edhe më parë premtimin e kryetarit të Bashkisë Belsh, Arif Tafani lidhur me rikonstruksionin e të gjitha shkollave dhe kopshteve ka qenë dhe vazhdon të jetë i pambajtur. Prandaj Faktoje ka vendosur që në bazë të fakteve që ka grumbulluar në terren do e kategorizojë si premtim të PAMBAJTUR.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img