.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaBashkia Shkodër: Brenda majit të 2018-ës mbyllim procesin e privatizimit të KF Vllaznisë

Bashkia Shkodër: Brenda majit të 2018-ës mbyllim procesin e privatizimit të KF Vllaznisë

KLEVIS PALOKA

Përmbyllja e procesit të privatizimit të K.F Vllaznia  do të mbarojë në muajt prill-maj 2018 ”, kështu deklaronte përgjegjësja e zyrës së sportit, kulturës dhë rinisë në Bashkinë e Shkodrës, Vinifreda Gazulli në emisionin “ Sport Arena” në Rozafa Tv në Janar të 2018-s.

Duke qenë se vendi ynë është sportdashës, ndjek me vëmendje ecurinë e zhvillimeve sportive, duke qenë se sporti është një sektor që duhet t’i jepet rëndësi në çdo aspekt të tij dhe duke qenë se në redaksinë tonë mbërritën një sërë pyetjesh në lidhje me privatizimin e K.F Vllaznia ne vendosëm ta verifikojmë një deklaratë të tillë.

Për këtë temë ka folur dhe komentuar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, por ne iu referuam deklaratës së Gazullit duke qënë se është zyrtarja që merret me këtë sektor, pra sportin.

“ Faktoje”, vendosi që të kontaktojë fillimisht me Bashkinë Shkodër në dy muaj të ndryshëm për ta pyetur në lidhje me procesin e privatizimit për të kuptuar nëse ky institucion i ka përmbushur apo jo afatet kohore respektive.

Si fillim në kontaktuam në mesin e muajit maj me Bashkinë e sipërpërmendur për të pyetur nëse kishte përfunduar procesi i privatizimit të K.F Vllaznia, ndërsa përgjigjja e Bashkisë në fund të majit ishte se nga procedurat për privatizimin e Vllaznisë ishin kryer vetëm 2 nga 4 aktivitetet e parashikuara. Sipas Bashkisë aktivitetet kryesore të projektit kanë qenë:

  1. Ngritja e komisionit për pergatitjen e termave të referencës për përzgjedhjen e shoqërisë ose ekspertit kontabël për  vlerësimin e gjendjes financiare dhe vlerës së shoqërisë.
  2. Kryerja e proçedurave të përzgjedhjes, lidhja e kontratës, marrja në dorëzim e dokumentacionit.
  3. Përgatitja e dokumentacionit për ta paraqitë në Këshillin Bashkiak dhe në asamblenë e shoqërisë, për përcaktimin e pëqindjes së aksioneve për shitje me ankand.
  4. Fillimi i proçedurave të ankandit dhe finalizimi i shitjes së aksioneve.

Më pas ne kontaktuam në fund të muajit dhjetor për të pyetur sesi kishte ecur procesi i privatizimit dhe nëse ishte përmbyllur apo jo.

Sipas Bashkisë së Shkodrës në 8 qershor 2018, në këshillin e Bashkisë është dërguar raporti i vlerësimit të aseteve të K.F “Vllaznia”. Kësisoj, është përmbushur edhe pika e tretë e aktiviteteve kryesore siç na informuan më herët, por ka mbetur pa u realizuar pika e fundit që është edhe më e rëndësishmja, privatizimi i K.F Vllaznia.

Bashkia e Shkodrës jo vetëm që nuk e ka mbyllur çështjen e privatizimit brenda muajit maj 2018, por mesa duket kjo gjë nuk pritet të ndodhë as në vitin 2019, pasi në buxhetin e miratuar për vitin 2019, për administrimin e KF Vllaznisë është alokuar një fond prej 45.000.000 lekë të reja. Duke qënë se Bashkia nuk e ka realizuar përmbylljen e privatizimit të këtij klubi, premtimin do ta konsiderojmë të PAMBAJTUR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img