.

.

BallinaProjekteLufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në ShqipëriBashkia Shijak, prokurim ‘emergjent’ për depozitim mbetjesh pavarësisht marrëveshjes me landfillin e Sharrës

Bashkia Shijak, prokurim ‘emergjent’ për depozitim mbetjesh pavarësisht marrëveshjes me landfillin e Sharrës

Bashkia Shijak i ka depozituar mbetjet në një landfill provizor, ndonëse ka në fuqi një marrëveshje 5-vjeçare me Landfillin e Tiranës, që konfirmohet zyrtarisht nga vetë institucioni, pas kërkesave të përsëritura për informacion të Faktoje. Verifikimi tregoi se vlera totale e detyrimeve që bashkia Shijak sipas kontratës ka ndaj landfillit Sharrë, është 121.730 euro me TVSH. Bashkia deklaron së është lëshuar vetëm një faturë 5275 euro që konsiston në pagesën e pakryer për depozitimit e rreth 182 ton mbetje në periudhën 24 gusht-31 gusht 2021.

—————————————————————————

Në një artikull që mban datën 21 shtator, Faktoje raportoi mbi menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Shijak, referuar deklaratave të bëra nga dy zyrtarë, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe kryetarit të Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.

Në vijim të ndjekjes së kësaj çështjeje me interes publik, më datë 19 shtator, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion Bashkisë së Shijakut, të cilën e pyetëm në lidhje me depozitimin e mbetjeve.

Kërkesa për informacion dërguar Bashkisë Shijak, 19 shtator 2022

Bashkia e Shijakut u përgjigj në datën 4 tetor dhe konfirmoi se prej datës 16 janar 2020 deri në 7 qershor 2022, mbetjet e Bashkisë Shijak janë depozituar në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë (Landfilli i Sharrës).

“Ju bëjmë me dije se nga momenti i mbylljes së venddepozitimit të mbetjeve në Porto-Romano me vendim nr.1 datë 16.01.2020 të Komitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për shkak të vënies në zbatim të projektit për kapsulimin e mbetjeve dhe rijetësimin e zonës së EkoPark dhe deri në datë 07 qershor 2022, mbetjet e Bashkisë Shijak janë depozituar në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) pa kryer asnjë pagesë, siç vërtetohet edhe nga shkresa e Degës së Thesarit Durrës bashkëlidhur”, njofton zyrtarisht Bashkia e Shijakut.

Mirëpo, duke qenë se përgjigjet e Bashkisë Shijak ishin të paplota, Faktoje iu drejtua me një formular ankimimi zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Në përgjigjen e plotë nga Bashkia Shijak, që mban datën 18.10.2022, thuhet se në periudhën gusht 2021 (momenti i nënshkrimit të akt-marrëveshjes) deri në qershor 2022, (momenti kur merret vendimi për depozitimin e mbetjeve në landfillin e përkohshëm) janë depozituar në Landfillin e Tiranës 3498 tonë mbetje.

Kërkesa për informacion dërguar Bashkisë Shijak, 19 shtator 2022

Bashkia e Shijakut u përgjigj në datën 4 tetor dhe konfirmoi se prej datës 16 janar 2020 deri në 7 qershor 2022, mbetjet e Bashkisë Shijak janë depozituar në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë (Landfilli i Sharrës).

“Ju bëjmë me dije se nga momenti i mbylljes së venddepozitimit të mbetjeve në Porto-Romano me vendim nr.1 datë 16.01.2020 të Komitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për shkak të vënies në zbatim të projektit për kapsulimin e mbetjeve dhe rijetësimin e zonës së EkoPark dhe deri në datë 07 qershor 2022, mbetjet e Bashkisë Shijak janë depozituar në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) pa kryer asnjë pagesë, siç vërtetohet edhe nga shkresa e Degës së Thesarit Durrës bashkëlidhur”, njofton zyrtarisht Bashkia e Shijakut.

Mirëpo, duke qenë se përgjigjet e Bashkisë Shijak ishin të paplota, Faktoje iu drejtua me një formular ankimimi zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Në përgjigjen e plotë nga Bashkia Shijak, që mban datën 18.10.2022, thuhet se në periudhën gusht 2021 (momenti i nënshkrimit të akt-marrëveshjes) deri në qershor 2022, (momenti kur merret vendimi për depozitimin e mbetjeve në landfillin e përkohshëm) janë depozituar në Landfillin e Tiranës 3498 tonë mbetje.

Përgjigjia e Bashkisë Shijak, 18 tetor 2022

Nëse marrim në konsideratë sasitë e mbetjeve të depozituara për periudhën shtator 2021-gusht 2022 sipas deklaratës së Bashkisë Shijak, sasia totale e mbetjeve të depozituara është 5218 tonë. Ashtu siç e kemi trajtuar në artikullin për mbetjet e Bashkisë Kamzë, sasitë e mbetjeve pësojnë ulje drastike në krahasim me të dhënat zyrtare të deklaruara dhe me parashikimet në studimin e fizibilitetit të Bashkisë Shijak.

“Ka një risk të madh që vlerat e së shkuarës kanë qenë fiktive dhe të fryra në mungesë të peshoreve. Ndërkohë duke fryrë kostot e transportit të mbetjeve që paguheshin ndaj operatorëve ekonomikë, vlerat e depozituara në Sharrë nuk përfaqësojnë të gjitha mbetjet e gjeneruara nga Bashkia Shjak”, sqarojnë ekspertët për Faktoje.

Sipas të dhënave që na janë dërguar nga Bashkia Shijak mbi sasinë e mbetjeve që ka gjeneruar kjo bashki në vitet 2017-2020, ato kanë variuar nga 5920 tonë në vitin 2020, në 9797 tonë në vitin 2019. Vetë Bashkia Shijak ka parashikuar që në 10 vitet e ardhshme të gjenerojë 11.826 tonë mbetje në vit, pra më shumë se dyfishin e mbetjeve të deklaruara për periudhën shtator 2021-gusht 2022.

Përgjigjja e Bashkisë Shijak, 7.09.2021

Sa është kostoja e depozitimit dhe sa pagesa ka kryer Bashkia Shijak?

Sipas akt-marrëveshjes me Landfillin e Sharrës, çmimi i depozitimit është 29 euro për ton pa TVSH. Në kushtet kur Bashkia Shijak deklaron se ka depozituar 3498 tonë në këtë landfill, vlera totale e detyrimeve sipas kontratës është 101.442 euro pa TVSH ose 121.730 euro me TVSH.

Ndërkohë, Bashkia Shijak deklaron se deri në datën 7 qershor 2022, datë kur është ndërprerë depozitimi në Landfillin e Tiranës, depozitimet e mbetjeve janë kryer pa pagesë.

“Në kushtet kur ekziston një kontratë e pretenduar e ligjshme, është e paqartë pse Landfilli i Tiranës ka pranuar të mos marrë pagesa për mbetjet që janë depozituar aty nga Bashkia Shijak, ndërkohë është lëshuar një faturë në vlerën 5275 euro.

Pse është ndërprerë faturimi? Nëse kontrata është në fuqi e ligjshme, atëherë si faturimi dhe pagesa duhet të kishin vazhduar normalisht për sasinë e pretenduar të depozituar të mbetjeve dhe nuk do kishte nevojë për procedurë të re prokurimi. Nëse kontrata është e ligjshme pse është ndërprerë depozitimi i mbetjeve në Landfillin e Sharrës për t’i vendosur ato në një zonë të përkohshme. Me shumë mundësi ka probleme me ligjshmërinë e kontratës”, argumentojnë ekspertët për Faktoje.

Screenshot, përgjigja e Bashkisë Shijak për Faktoje

Kontrata me landfillin për depozitimin e mbetjeve

Në përgjigjen zyrtare, Bashkia Shijak na vuri në dispozicion edhe një kopje të akt-marrëveshjes, e cila është lidhur për një periudhë 5-vjeçare.

Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, përfaqësuesit e Bashkisë Shijak kanë firmosur edhe aneksin 1X, forma e angazhimit mbi detyrimet e njësive vendore të qarkut Durrës. Në këtë formë Bashkia Shijak angazhohet për kryerjen e të gjitha pagesave sipas çmimit 29 euro për ton pa TVSH sipas kohëzgjatjes së kontratës.

Lidhja e kësaj marrëveshjeje është bërë me miratim të Këshillit Bashkiak, për të cilin na është vënë në dispozicion edhe studimi i fizibilitetit që i është paraqitur Këshillit Bashkiak. Por nuk rezuton që për miratimin e kësaj marëveshjeje të jetë zhvilluar procedurë prokurimi.

Kjo akt-marrëveshje në seksionin ‘Kushte paraprake’ i referohet kontratës së përgjithshme për ndërtimin e Landfillit të Tiranës.

Në pikën 2 të këtij seksioni përcaktohet se kontrata e mësipërme: “parashikon furnizimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane që do të vijnë nga njësitë vendore, të cilat nuk janë pjesë e qarkut Tiranë në përputhje me nenin 9, pika 9.15 të saj, si dhe miratimit nga autoriteti kontrator Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhënë Bashkisë Shijak, nëpërmjet email-it zyrtar, datë 7.05.2021, i cili do të jetë pjesë integrale dhe e pandarë e kësja akt-marëveshje depozitimi”.

Nëse i referohemi nenit 9, pika 9.15 të kontratës për ndërtimin e Landifllit të Tiranës ajo parashikon: “Autoriteti Kontraktor garanton koncensionarin se ky i fundit, me qëllim rritjen e rentabilitetit/maksimalizimit të investimeve, ka të drejtë të marrë dhe të furnizohet me mbetje edhe nga njësi vendore të qarqeve të tjera ose persona të tretë privatë ose publikë, për aq sa kjo nuk cënon përmbushjen e detyrimeve që koncensionari ka sipas kësaj kontrate”.

Screenshot nga akt-marrëveshja

“Nga kjo vihet re që kontrata i jep të drejtë koncesionarit të furnizohet me mbetje edhe nga njësi të qarqeve të tjera, por nuk i jep të drejtë njësive vendore si Bashkisë Shijak të lidhin marrëveshje me koncesionarin, pa kryer procedurat përkatëse në legjislacionin e prokurimit publik.

Për ilustrim, është rasti i Bashkisë Durrës, e cila qoftë edhe formalisht ka zhvilluar një procedurë prokurimi për të depozituar mbetjet në landfillin e Sharrës, ndryshe nga ajo e Shijakut”, theksojnë ekspertët.

Nëpërmjet një kërkese për informacion, Faktoje ka pyetur Bashkinë Shijak përse ky institucion nuk ka zhvilluar një procedurë prokurimi në lidhje me depozitimin e mbetjeve, ashtu siç ka bërë Bashkia Durrës.

Në përgjgjen zyrtare, Bashkia Shijak shprehet: “Marrëveshja për depozitimin e mbetjeve pranë ZTMT është nënshkruar ndërmjet Bashkisë Shijak dhe shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy BV SPV’ SHPK, pas miratimit në Këshillin Bashkiak, pa procedurë prokurimi…”

Përgjigjia e Bashkisë Shijak

Por, rezulton se Bashkia Shijak, me vendimin e datës 09.06.2022 të Këshillit Bashkiak ka miratuar depozitimin e mbetjeve në një vend provizor në fshatin Shetel. Ky vendim, që vjen gati një vit më vonë nga nënshkrimi i marrëveshjes me Landifllin e Sharrës merret “në kushtet e emergjencës”.

Screenshot, vendimi i Këshillit Bashkiak

“Akt-marrëveshja me landfillin e Sharrës është miratuar për 5 vite dhe është në fuqi, atëherë është e paqartë përse duhet të depozitohen mbetjet në një landfill të përkohshëm dhe cilat janë kushtet e emergjencës”, argumentojnë ekspertët.

Ajo që vihet re është se pikërisht pas marrjes së këtij vendimi nga Këshilli Bashkiak është hapur edhe procedura e prokurimit për depozitimin e mbetjeve nga Bashkia Shijak, të cilat sipas përgjigjes së këtij institucioni kanë dështuar për mospjesëmarrje operatorësh.

Por, pse lindi nevoja që Bashkia Shijak të zhvillojë një procedurë prokurimi kur aktualisht ka një marrëveshje të pretenduar të ligjshme në fuqi me Landfillin e Sharrës?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje Faktoje i kërkoi Bashkisë Shijak t’i vendosë në dispozicion kopje të miratimit nga autoriteti kontrator Ministria e Infrasktrukturës dhe Energjisë dhënë Bashkisë Shijak, nëpërmjet email-it zyrtar, datë 07.05.2021, i cili do të jetë pjesë integrale dhe e pandarë e kësaj akt-marëveshje depozitimi.

Edhe pas ankimimit të bërë në adresë të komisionerit për të na vënë në dispozicion dokumentin, i cili konsiderohet pjesë integrale e kontratës, Bashkia Shijak refuzoi duke përdorur këtë justifikim: “E-mail i përcjellë nga Ministria e Infrastrukturës edhe Energjisë është e-mail personal, jo zyrtar, nëpërmjet të cilit janë përcjellë dispozita të kontratës koncensionare në lidhje me mënyrën e funksionimit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë”.

Screenshot, përgjigja e Bashkisë Shijak

Për rrjedhojë ky email, i cili përcaktohet në akt-marrëveshje si e-mail zyrtar i miratimit të marrë nga MIE nuk na vihet në dispozicion, duke u konsideruar tani një e-mail personal dhe që nuk mund të bëhet publik.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img