Pretendimi: Bashkëshorti i presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen është drejtor i kompanisë në pronësi të Pfizer.
Verdikti: E pavërtetë
—————————————————-
Më 17 korrik 2024, Gjykata e Bashkimit Europian kritikoi Komisionin Evropian për mungesë transparence mbi marrëveshjet e vaksinave COVID-19 të bëra në vitin 2020 dhe 2021. Gjykata vendosi kundër vendimit të Komisionit për të fshehur pjesë të mëdha të kontratës me prodhuesit e vaksinës përpara se t’i publikonin në vitin 2022. Marrëveshjet në fjalë përfshinin shtatë prodhues vaksinash, ndër to edhe Pfizer.
Lajmi i këtij gjykimi u shpërnda në rrjete sociale, në disa raste shoqëruar me pretendimin se burri i kreut të Komisionit Europian Ursula von der Leyen ishte punësuar nga një kompani e quajtur Orgenesis, e cila është në pronësi të Pfizer.
Në të vërtetë, Heiko von der Leyen ka shërbyer si drejtori mjekësor i kompanisë bioteknologjike amerikane Orgenesis Inc. që në 2020. Sipas faqes së saj të internetit, kompania studion kryesisht terapinë e qelizave dhe gjeneve. Megjithëse kjo kompani po zhvillon dy produkte të lidhura me COVID-19, Pfizer nuk përmendet si i përfshirë.
Orgenesis është një kompani publike e listuar në bursën ameriane. Si rrjedhim, ajo është në pronësi dhe kontrollohet nga aksionerët. Sipas të dhënave të Nasdaq, Pfizer nuk është i listuar si aksioner i Orgenisis.
Pfizer nuk listohet si aksioner në Orgenesis Inc.
“Pfizer nuk ka marrëdhënie biznesi me Orgenesis,” konfirmoi gjithashtu një zëdhënës i Pfizer për Logically Facts.
Në 2022, lidhjet midis Komisionit Europian dhe Orgenesis u shqyrtuan pasi 8 eurodeputetë vërejtën se si Orgenesis kishte përfituar nga financimi i BE në dy raste të veçanta. Megjithatë, Komisionerja e Transparencës së BE, Vera Jourova deklaroi se Heiko von der Leyen nuk kishte shkelur asnjë rregull të konfliktit të interesit duke punuar në një kompani, e cila kishte marrë financim nga BE.
Heiko von der Leyen dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në bordin mbikëqyrës të një projekti të financuar nga BE. Megjithatë, Komisionerja e Transparencës nuk pa ndonjë shkelje të rregullave të BE apo konflikt interesi. Heiko von der Leyen nuk ishte i përfshirë në procesin e aplikimit për grant, por filloi punë pasi filiali italian i Orgenesis e fitoi projektin.