BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëBasha: Rritja e pagës 200 për qind gjatë qeverisjes së PD

Basha: Rritja e pagës 200 për qind gjatë qeverisjes së PD

Në mes të shkurtit, kryetari i PD Lulzim Basha publikoi disa statistika krahasuese për rritjen e pagës të mësuesve në dy qeverisjet. Bazuar në këto të dhëna, Basha deklaroi se në periudhën 2005-2013, kur qeveriste PD pagat për këtë kategori u rritën 200 për qind, ndërsa në dy mandatet e PS, 2013-2021, ato janë rritur vetëm 15 për qind.  Gjatë verifikimit të kësaj deklarate, Faktoje konstatoi se rritja 200 për qind e pretenduar nga zoti Basha nuk është reale.


Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, publikoi në rrjetin social Facebook, të dhënat krahasuese sesi kanë ndryshuar pagat e arsimtarëve gjatë periudhës, 2005-2013 kohë kur qeveriste Partia Demokratike dhe gjatë 2013-2021, mandatin e Partisë Socialiste.

Në postimin e datës 13 shkurt, Basha thekson:

Mjafton të krahasoni rritjen prej 200 për qind të pagave të mësuesve në qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15 për qind të Rilindjes”.

                              *Screenshot nga video e Kryetarit të Opozitës Basha, 13 shkurt

Fillimisht Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka pranuar se ka një rritje të pagës gjatë mandatit socialist, ndryshe nga ç’kishte pohuar në 3 shkurt kur deklaroi se në 7 vitet e fundit, nuk pati rritje të pagave për këtë kategori.

             Tabela ilustruese e krijuar nga Faktoje, sipas të dhënave nga VKM, Paga e grupit+shtesat

Tabela ilustruese e krijuar nga Faktoje, rritja mesatare në % dhe rritja në lekë për pagat e arsimtarëve

Ndryshimi i fundit për pagat e arsimtarëve, i bërë para ardhjes në qeveri të Partisë Demokratike është ‘Vendimi nr. 863, datë 17.12.2004’ (qeveria Nano)  dhe ndryshimi i fundit i bërë nga qeveria ka qenë, ‘Vendimi nr.624, datë 24.7.2013′.

Faktoje, u konsultua me ekspertë të ekonomisë të cilët konfirmojnë se gjatë kësaj periudhe 8-vjeçare ka rritje të shtesës së pozicionit me 29.160 ose 220 për qind, ndërkohë që paga e grupit, një tjetër komponent është rritur mesatarisht 2265 lekë ose 29 për qind.

Duke iu referuar shembullit se sa janë rritur pagat totale të një mësuesi në periudhën 2005-2013 rezulton se ato kanë pësuar një rritje reale prej 29.768 lekë ose 122 për qind, pra ajo është më shumë se dyfishuar, por nuk është rritur 200 për qind gjë që do të përkthehej në 3-fishimin e pagës.

Pas verifikimit të kryer, vendosëm që deklaratën e kryetarit të PD, Lulzim Basha ta kategorizojmë Gjysmë të Vërtetë.

Lexo: Në vitin 2021 do kemi rritje të pagës për arsimtarët me 15 për qind

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img