Basha manipulon fotot për të ilustruar protestën e 13 majit

2020

KLEVIS PALOKA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ilustroi me foto marshimin e mbajtur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pasditen e 13 majit. Deri këtu çdo gjë duket normale, por syri i kujdesshëm i ‘Faktoje’ vuri re se diçka nuk shkonte në njërën prej fotove.

Abonohu në newsletter

Merr lajmet më të fundit direkt në email.

Në pjesën fundore të turmës, dallohet montimi me photoshop, mbivendosja e çadrave duke shtuar në mënyrë artificiale pjesëmarrësit. Postimin në rrjetin social Facebook, Basha e bëri thuajse 2 orë pas marshim-protestës, nga e cila ishte frymëzuar, por sa keq që nuk i ka rezistuar dot manipulimit!