BallinaPertejZgjedhjetBardh Spahia, rruga drejt kreut të bashkisë dhe premtimet e tij për Shkodrën

Bardh Spahia, rruga drejt kreut të bashkisë dhe premtimet e tij për Shkodrën

Emi Kalaja

Të dielën e 6 marsit 2022 shkodranët vendosën që të zgjidhnin si kreun e ri të bashkisë së tyre, kandidatin e të djathtës, Bardh Spahia. I pozicionuar si pjesë e mbështetësve të ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Spahia gjatë fushatës elektorale ka qenë i kujdesshëm në dhënien e premtimeve. Prioritete ai ka përcaktuar infrastrukturën, shërbimet dhe mbështetje e familjeve në nevojë, si dhe qëllimi për të rritur nivelin e turizmit në Shkodër.

Bardh Spahia kandidati i kualicioni “Shtëpia e Lirisë” do të drejtojë bashkinë e Shkodrës për një vit. Ai fitoi zgjedhjet me një diferencë prej 1920 vota, e mjaftueshme për të mos përsëritur zgjedhjet në këtë bashki, pasi votuesit e dy qendrave në Shosh dhe 1 në Pult të Dukagjinit nuk munden të zhvillonin procesi zgjedhor, si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Diferenca e fituesit me kandidaten Majlinda Angoni ishte më e madhe se numri i votuesve në këto 3 qendra votimi. Spahia mori 20.125 vota, ndërsa pasohej nga kandidatja e Partise Socialsite Majlinda Angoni me 18.205 vota dhe i treti me rezultat në këtë garë ishte kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati me 7749 vota. Të tre kandidaturat ishin figura qytetare të përfshira në jetën publike dhe politike në Shkodër.

Edhe pse në këtë bashki janë 170 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote, pjesëmarrja në votime ishte e ulët.

Profili i kreut të ri të bashkisë Shkodër

Bardh Spahia është është një figurë e njohur politike e të djathtës  në Shkodër dhe më gjerë. Ai ka mbajtur më parë pozicion zv.Ministër i Shëndetësisë, këshilltar i ish-presidentit Nishani, ish-deputet, etj. Gjithashtu ai njihet gjërësisht në Shkodër nga figura e të atit, mjekut humanist, të përndjekur por dhe politikanit Dr. Ali Spahia.

Nga ana tjetër si pjesë e opozitës Spahia ka patur dhe qëndrimet e ashpra dhe active, të cilat quan edhe në arrestimin e tij gjatë një emsioni “live”.

Në përcarjen e Partisë Demokratike ai zgjodhi u rreshtohej krah ish linderit Sali Berisha, përkrahjen e të cili e ka marrë dhe gjatë fushatës elektorale.

Por përvecc Berishës, Spahia ka patur dhe mbështetjen e kryetares së komnduar të bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, kjo e fundit në detyrë, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit pa bërë ende betimin, për shkak të mosdeklarimit të një dënimi në Itali në formularin e dekriminalizimit.

Ademi ka dalë publikisht në mbështetjen e tij duke i dhënë “bekimin” si pasues i saj në Shkodër.

Çfarë u premtoi Bardh Spahia votuesve të tij në këto zgjedhje?

Gjatë daljeve publike Spahia ka qënë i ndërgjegjshëm se buxheti i bashkisë Shkodër për vitin 2022 ka qënë i miratuar dhe ndërhyrjet e tij në transferim fondesh nuk mund të jenë transformuese. Duke patur asistencën e Voltana Ademit, kreu i ri i bashkisë është futur në garë duke qenë i kujdesshëm me premtimet.

Si prioritet Spahia ka vendosur infrastrukturën rrugore, shërbimet dhe mbëshetjen e familjeve në nevojë.

Premtimet e Bardh Spahisë për Shkodrën

Sporti do të ketë folus të veçantë në mandatin e tij, si dhe investimet në arsim, tregjet, konsultim me qytetarët për vendimmarrjet, si dhje një plan strategjik për shoqërinë civile.

Frenimin e largimit të të rinjve shkodran përmes shkollimit dhe punësimit.

Kreu i ri i bashkisë ka premtuar dhe dëmshpërblimin e fermerëve të cilët përmbyten nga shkarkimet e hidrocenraleve.

Gjatë daljeve të tij publike, Spahia ka deklaruar se do të këmbëngulë për t’i dërguar qeverisë shqiptare projekte të mira për financim.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img