Aurela Mërtini
Më shumë se tre vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon me ritme të ngadalta dhe përtej afateve të premtuara.
Një ndër bashkitë e goditura nga dëmet e tërmetit shkatërrues është Shijaku, ende një kantier i hapur rindërtimi.
Në këtë zonë, sot një pjesë e familjeve kanë marrë çelësat e një apartamenti, apo shtëpie individuale, nga procesi i rindërtimit, por ka edhe shumë të tjera që ende janë ende me qira dhe në pritje të përfundimit të banesave të reja.
Gati dy vite më parë, në shkurt të vitit 2021 kryetari i Bashkisë së Shijakut premtoi se përgjatë muajit gusht të po atij viti do të përfundonte ndarja e certifikatave të pronësisë për të gjithë familjet e prekura nga tërmeti.
Por në një verifikim në terren pamë se jo të gjitha shtëpitë individuale kanë përfunduar dhe për rrjedhojë shumë familje nuk kanë arritur ende të marrin certifikatat e pronësisë
Edona Keci banore e lagjes “Lugina’’ të Shijakut shprehet se edhe festat e fundvitit 2022 I kaloi në shtëpi me qira. Ajo dhe bashkëshorti shpresojnë të marrin një përgjigjje për apartamentin e ri në një nga pallatet që po ndërtohet po në atë zonë.
Ajo u shpreh se pavarësisht se ka bëre kërkesë për të marrë një përgjigjje se kur
“Jam banore në atë lagje ku tërmeti bëri atë çka bëri. Progres shohim që ka, por nuk kemi një afat të sigurtë. Thjesht na duhet të presim’’- u shpreh ajo.
Sipas kryetarit të Bashkisë, Elton Arbanaj është e vështirë sot të bësh një panoramë të plotë të procesit të rindërtimit.
“Përmasat e këtij procesi e bëjnë të vështirë zbatimin dhe koordinimin institucional, ndërkohë që transparenca në shumë raste është bërë objekt kritikash.’’- shprehet ai.
Procesi i rindërtimit, në fund të tre viteve e gjen këtë bashki me apartamente të përfunduara për të paktën 802 familje, pohoet zyrtarisht.
“Të paktën 87% e punimeve ka të bëjë me banesat, ndërsa 13% është për infrastrukturën. Tashmë është prokuruar pjesa e infrastrukturës dhe ne shpresojmë që, deri në fund të dhjetorit 2022, të jetë e përfunduar.
Patjetër që cdo familjeje do t’i komunikohet në momentin që pallatet do të jenë të përfunduara në mënyrë që ata të sistemohen , por nuk përjashtojmë ato raste që nuk kanë akoma certifikatat të cilat kanë procedura më vete”- pohon kryebashkiaku I Shijakut.
Sipas bashkisë Shijak, pjesë e procesit të rindërtimit janë 31 pallate të reja, me gjithsej 637 apartamente, ku planifikohet të strehohen 802 familje.