BallinaProjekteLufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në Shqipëri2 vjet pas afatit të përfundimit, ura e Kukësit nuk është “në vijë”

2 vjet pas afatit të përfundimit, ura e Kukësit nuk është “në vijë”

Në 23 janar 2023 kryeministri Edi Rama publikoi për të tretin vit rradhazi një video për të lajmëruar përfundimin e punimeve të urës së madhe në Kukës, pjesë e rrugës së Kombit, në pranverën e këtij viti. Faktoje vërtetoi se afati për përfundimin e urës në fakt ka kaluar me dy vjet dhe përfundimi nuk duket pranë.

Jona Plumbi

Në 2016-n qeveria shqiptare vendosi miratimin e dhënies me koncesion të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të Rrugës së Kombit për një grup kompanish, që u regjistruan me emrin “Albanian Highway Concession”. Kontrata u firmos në Dhjetor 2016 dhe parashikonte edhe ndërtimin e urës së madhe në Kukës.

Fillimin e punimeve e njoftoi kryeministri Rama në Gusht 2020. Në mungesë të tabelës që njofton afatet e punimeve, Faktoje u interesua pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe u njoftua se punimet për urën duhet të përfundonin në shtator 2021.

Dy vjet e gjysmë pas këtij afati, ura nuk duket gjëkundi.

25 Gusht 2020 – Kryeministri njoftoi nisjen e punimeve për urën e madhe në rrugën e Kombit

11 Tetor 2020 – MIE informoi Faktoje se ura përfundon në shtator 2021

*imazh 3D i projektit të urës në Kukës
*imazh 3D i projektit të urës në Kukës

Dhjetor 2020 – Vëzhgim në terren:

Dhjetor 2022 – Vezhgim në terren:

16 Janar 2022 – Vëzhgim në terren:

Pavarësisht shkeljes së njëpasnjëshme të afateve dhe premtimeve për Urën e Kukësit, kryeministri nuk ka ngurruar të postojë premtimin e radhës, se ajo do të jetë gati në pranverën e këtij viti, që përkon me zgjedhjet vendore 2023.

*Screenshot i postimit të Kryeministrit në Janar 2023.
*Screenshot i postimit të Kryeministrit në Janar 2023

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img