BallinaPertejBalluku: Para 31 gushtit hapim tunelin e 5-të në unazën e madhe

Balluku: Para 31 gushtit hapim tunelin e 5-të në unazën e madhe

Hapja e nënkalimit të 5-të në unazën e re, pranë sheshit Shqiponja, ndodhi pak ditë pas afatit të vendosur nga Ministrja e infrasktrukturës Balluku, megjithatë sfida mbetet trafiku kaotik në këtë nyje. Faktoje konstatoi se shumica e komentuesve në faqen zyrtare të ARRSH ku njoftohej hapja e tunelit 5, ankoheshin për mungesë të informaconit orientues mbi devijimet e herëpas’hershme të trafikut. Me nisjen e vitit shkollor dhe akademik, (në rast se nuk ka një skenar mbylljeje) kjo nyje unazës së re, ku ende punohet, pritet të ketë mbingarkesë, por sipas drejtuesit të ARRSH, situata do vihet në kontroll përmes 8 semaforëve.


Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një inspëktimi në unazën e re gjatë fillimit të muajit gusht u zotua:

“Atëherë deklarojmë se para datës 31 gusht, le të themi para se të fillojë shtatori ne hapim tunelin e 5-të, dhe më pas vazhdojmë me të gjitha dorëzimet të tjera.”

Faktoje, duke iu referuar kësaj deklarate, i ishte drejtuar me një kërkesë për informacion Ministrisë së Infrastrukturës për të mësuar se kur do të hapej ky tunel.

Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, 17 gusht 2021

Përgjigjja e MIE-s, kthyer për Faktojen në 19 gusht, konfirmonte se tuneli nuk hapej para muajit shtator, ndryshe nga sa kishte deklaruar ministrja Balluku.

“Galeria nr.5 në objektin “Reabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta-rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1” është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe pritet të hapet brenda muajit shtator 2021.”-thuhet në përgjigjen zyrtare të institucionit.

Përgjigje e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Enërgjisë, 19 gusht 2021

Pavarësisht afatit 31 gushtit, vetë ministrja Balluku njoftoi hapjen e nënkalimit, më 3 shtator.

Inspektimi i segmentit rrugor në unazën e madhe në Tiranë, 3 shtator 2021

Më 4 shtator, nga një vëzhgim i Faktoje, në orët e para të mëngjesit tuneli 5 në Unazën e Madhe, ishte i kalueshëm për automjetet.

Segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta-rrethrrotullimi Shqiponja tuneli 5,  4 shtator 2021

Segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta-rrethrrotullimi Shqiponja tuneli 5,  4 shtator 2021

Por ajo që na ra në sy, pas dhënies së njoftimit nga ARRSH për hapjen e tunelit, ishin ankesat e komentuesve për mungesë të njoftimeve paraprake për devijimet në trafik nga nyja e Sheshit Shqiponja për degëzimet drejt Tiranës.

Duke nxjerre disa prej komenteve ku qytetaret ankohen se nuk jane te qarte per devijimet e reja.

Drejtuesi i ARRSH, Evis Berberi në një intervistë për Report TV, një ditë pas hapjes së tunelit bëri një sqarim lidhur me këto devijime:

“Të gjithë njerëzit që vijnë me drejtim Astirin, duhet të kalojnë patjetër në tunelin numër 5, që të nxerr direct në urën e lanës dhe pastaj vazhdojnë në pjesën tjetër të lotit 2 që është nyja e Astirit, I gjithë fluksi që vjen nga pjesa e Astirit për të arshur në drejtim të Durrësit do të kalojnë tani në tunelin 3 I cili deri dje ka shërbyer si tunel hyrës për zonën e Astirit.”

Për mbarëvajtjen e trafikut, në nyjen e Sheshit Shqiponja ku devijimi dhe punimet për lotin 2, nisën në tetor 2020, drejtuesi i ARRSH garantoi se së shpejti do të vendosen 8 semaforë.

Lexo edhe: Rama: Punimet do vazhdojnë me 3 turne, pa ndërprerje në lotin 2 të Unazës së Re

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img