Pretendimi: Pritet ekstradimi i Edi Ramës drejt ShBA përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Verdikti: E paprovuar

——————————————————————-

Ndërsa zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 afrohen, në rrjete sociale po qarkullon një video që pretendon se “pritet ekstradimi i [kryeministrit Edi Rama] drejt Amerikës para 11 majit.”

Siç ndodh shpesh, video nuk shoqërohet me ndonjë burim, referencë apo provë që do të mbështeste pretendimin e saj të jashtëzakonshëm.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm, qartazi i modifikuar, siç vërehet nga ndryshimi domethënës në madhësinë e kokës së Ramës dhe policëve që po e ‘arrestojnë’, është postuar fillimisht në rrjet dy muaj më parë

Ai shfaqet në një video të botuar në Youtube më 12 shkurt, e cila pretendon, në mënyrë të rreme, se kryeministri Edi Rama ishte arrestuar në banesën e tij. Qartazi, ky, gjithashtu, ishte një lajm i rremë.

Pavarësisht shpresave të përdoruesve të rrjeteve sociale, nuk ka prova se Rama do të ekstradohet për në Shtetet e Bashkuara përpara 11 majit.