.

.

BallinaFaktometerPa kategoriAsnjë përgjigje për numrin e tamponëve për COVID-19

Asnjë përgjigje për numrin e tamponëve për COVID-19

INVA HASANALIAJ

Sa tamponë për testimin e COVID-19 ka sot Shqipëria në dispozicion? “Faktoje” ka kërkuar përmes disa kërkesave zyrtare për informacion dërguar institucioneve të shëndetësisë. Por as ato dhe as ministrja nuk kanë treguar ende një shifër, ndërkohë qëë OBSH këmbëngul në shtimin e numrit të testimeve, si mënyra më e efektshme e gjurmimit të virusit.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

“Jemi duke punuar jo vetëm për të rritur stokun e testeve ekzistuese, por edhe për të hapur gamën e testimit të shpejtë për sa i përket testeve të reja. Jemi duke ndjekur rekomandimet e OBSH.”

Kjo deklaratë u bë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetin social facebook në datën 25 mars 2020.

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” pyeti përmes kërkesës për informacion Ministrinë e Shëndetësisë, në lidhje me situatën e testeve ndaj Covid-19.

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga kjo kërkesë, nuk kemi një përgjigje se çfarë është bërë me nismën për testimin e shpejtë dhe sa tamponë ka aktualisht Shqipëria për kryerjen e tyre.

Pas këtij institucioni ne u përpoqëm të komunikojmë me ISHP (Institutin e Shëndetit Publik) për të mësuar sa është numri i tamponëve dhe shpërnadarjen e tyre në Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik. Edhe për këto pyetje nuk morëm përgjigje.

Institucioni i radhës ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilën e  pyetëm mbi numrin e testeve që rekomandohen për 1 milion banorë, rëndësinë e testimit në masë të gjerë dhe protokolli që duhet ndjekur.

Komunikimi me OBSH

Në përgjigjen e saj OBSH shkruan se ky institucion inkurajon rritjen e testimit dhe mobilizimin e qeverisë dhe qytetarëve për të ndërmarrë veprime për të luftuar COVID-19.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve të ndërmarrin veprime të forta sa më shpejt që të jetë e mundur kur veprimi i tillë mund të ketë ndikimin më të madh. Për të mposhtur virusin, vendet kanë nevojë për taktika agresive dhe të shënjestruara – testimin e çdo rasti të dyshuar, izolimin dhe kujdesin për çdo rast të konfirmuar, gjurmimin dhe karantinimin e çdo kontakti të ngushtë.”-shkruhet në përgjigjen e tyre.

Sipas OBSH nuk ka trajtime specifike për COVID-19  sepse ai bazohet në specifika klinike. Shumica e rasteve në Kinë sipas tyre ishin në nivele të moderuara të sëmundjes dhe trajtoheshin sipas simptomave.

“Çdo vend i merr vendimet e tij bazuar në vlerësimin dhe kontekstin e vetë të rrezikut. Për të mposhtur virusin, vendet kanë nevojë për taktika agresive dhe të shënjestruara – testimin e çdo rasti të dyshuar, izolimin dhe kujdesin për çdo rast të konfirmuar, dhe gjurmimin dhe karantinimin e çdo kontakti të ngushtë. Disa vende kanë hequr dorë nga gjurmimi i kontaktit shumë herët, gjë që nuk është ajo që ne do të rekomandonim.”-shkruan OBSH.

Rritja e distancës sociale sipas OBSH mund të ngadalësojë përhapjen e virusit, por nuk ka të njëjtin ndikim të menjëhershëm si gjurmimi i kontaktit dhe izolimi, të cilat janë masa që mund të ndihmojnë drejtpërdrejt në efikasitetin e luftës ndaj virusit.

Aktualisht Shqipëria ka numrin më të ulët të testeve të kryera në Europë e Ballkan dhe “Faktoje” ka bërë kërkimet e  veta edhe më herët.

Edhe pse ministrja e Shëndetësië, Manastirliu flet për marrjen e masave për testime të shpejta ne ende nuk dimë sesa kite janë në dispozicion për kryerjen e tyre. Në një vëzhgim që “Faktoje” bëri edhe në media të tjera dhe ku ministrja ka bërë dëklarata ose intervista, nuk gjetëm ndonjë shifër të artikuluar prej saj, sesa tamponë ka sot Shqipëria për kryerjen e tesimeve.

Nisur nga të dhënat që “Faktoje” disponon deklaratën e Ministres Manastirli do ta kategorizojmë si “Pa kategori”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img