.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë dyshim se gripi është i transmetueshëm

Asnjë dyshim se gripi është i transmetueshëm

Pretendimi: Shkenca nuk ka arritur të provojë se gripi transmetohet nga një person tek tjetri

Verdikti: E pavërtetë

———————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon pretendimi se gripi, krahas një sërë sëmundjesh të tjera, nuk është ngjitës dhe popullatës i është shitur teoria e transmetimit të sëmundjeve nga një individ tek tjetri për t’u shitur barna dhe vaksina.

Postimi i mësipërm pretendon se “mjekë të panumërt në ShBA” nuk arritën të provojnë eksperimentalisht se gripi transmetohet nga një person tek tjetri. Megjithatë, asnjë burim, referencë apo emër shkencëtari, eksperimenti, apo institucioni shkencor nuk përmendet.

Megjithëse disa historianë mjekësorë besojnë se shkrimtarët grekë në vitin 412 P.E.R kanë përshkruar çfarë mund të ketë qenë një epidemi gripi, konsensusi i përgjithshëm është se epidemia e parë e gripit është shënuar në vitin 1580.

Pas pandemisë globale të ‘gripit spanjoll’ në 1918 që vrau dhjetëra milionë njerëz, nevoja për identifikimin dhe menaxhimin e kësaj sëmundje ishte e qartë.

Në 1931, Richard Shope arriti të izolojë virusin e gripit të derrave, duke e nxjerrë nga derra të infektuar. Ai arriti gjithashtu të infektonte derrat me grip duke injektuar material intranazal.

Ndërsa në 1933, virusi Alphainfluenzavirus u identifikua si agjenti shkaktar i gripit tek njerëzit, duke e nxjerrë nga sekrecionet nazale të pacientëve të infektuar.

Alphainfluenzavirus 

Që prej asaj kohe, një sërë studimesh kanë treguar se si transmetohet gripi nga një individ tek tjetri, specifikisht me anë të pikëzave të sekrecioneve të sistemit të frymëmarrjes që përmbajnë grimca të virusit.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img