BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë bazë për lajmin e krizës mes Sali Berishës dhe nuses së tij

Asnjë bazë për lajmin e krizës mes Sali Berishës dhe nuses së tij

Në portale ka qarkulluar një lajm mbi raportin e nderë mes ish-kryeministrit Sali Berisha me nusen e djalit të tij, blogeren e njohur Armina Mevlani. Lajmi që ka ngjallur interes online, është abuziv duke shtrembëruar qëllimisht një intervistë të Arminës.

Thashethemet familjare ngjallin gjithmonë kureshtje e aq më tepër kur bëhet fjalë për personazhe të njohura si Sali Berisha dhe blogeres Armina Mevlani. Më 16 dhjetor 2022, ka ngjallur interes online një artikull ku pretendohet se ish-kryeministri dhe nusjae djalit të tij nuk kanë një raport të mirë.

Dalin të palarat e Armina Mevlanit, Sali Berisha nuk e dashka fare si nuse sepse ajo akoma fle edhe me një….”-shkruan portali newssolof.com. 

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali

Nëpërmjet titullit “sensacional”, portali përpiqet që të hershme të Arminës për revistën “Who”, por në asnjë rresht të lajmit nuk përmendet ish-kryeministri Berisha dhe raporti i tyre.

Nëse do të bëjmë një kërkim të thjeshtë në Google rezulton se kjo intervistë është publikuar që në maj të vitit 2018 në revistën “Who”, ku blogerja ka rrëfyer disa të sekrete nga jeta e saj.

E vetmja pjesë e intervistës që mund të ketë shërbyer si pikënisje e titullit abuziv që aludon për mosmarrëveshje mes Berishës dhe nuses, është një pjesë e shkrimit të revistës “Who” ku thuhet: “Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte një ves që Armina e ka krijuar në fëmijëri dhe e bën edhe sot e kësaj dite. Ajo mban një bluzë gjithmonë pranë vetes kur fle”.

Artikulli jo vetëm që është ricikluar nga portali, por është paraqitur për lexuesit me një titull të rremë. Abuzimi me titullin në këtë rast bëhet me qëllim që të tërheqë sa më shumë klikime, edhe pse në këtë mënyrë bëhet burim për të manipuluar audiencën.

Shënim:

Data 2 shkurt 2023 portali https://newssolof.com/ e ka korrigjuar lajmin pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img