BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë alarm i ri për rritjen e moshës mesatare të popullsisë në Shqipëri

Asnjë alarm i ri për rritjen e moshës mesatare të popullsisë në Shqipëri

Një lajm i publikuar në portale ku flitet për diçka të frikshme në vendin tonë, në fakt është thjesht një abuzim me titullin. Faktoje verifikoi se artikulli thjesht pasqyron problemin e plakjes së popullsisë në Shqipëri.

Një artikull i shpërndarë në portale flet për diçka të frikshme që po ndodh në vendin tonë, duke sugjeruar që të merren masa. 

Lajm i keq për vendin tonë/ Të merren masa! E fr*kshme kjo që po ndodh, ja cfarë u zbulua”- lajmëron në titullin e tij portali shqip-lajme.

Artikulli i shpërndarë në portale

Po të shohim më tej në brendësi të artikullit vihet re se flitet mbi plakjen e popullsisë në vendin tonë, një temë e shumëdiskutuar vitet e fundit. Pra, titulli nuk ka lidhje me tekstin në brendësi dhe kjo është mjaft e qartë që në fjalinë e parë të artikullit.

“Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT. Në krahasim me mesoren e Bashkimit Europian, Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, (e gjashta) teksa mesorja e Bashkimit Europian, që ndan popullsinë në dy grupe ishte 44.4 vjeç në 1 janar 2022”, thuhet më tej në këtë shkrim.

Nga një kërkim i bërë në internet shihet se artikulli është marrë nga një shkrim i Monitor, por portali ka abuzuar me titullin.  Lajme të tilla, me tituj ‘bombastik’ bëhen me qëlim që të tërheqin klikime, ndonëse në këtë mënyrë manipulojnë audiencën.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img