Asfaltimi i rrugës Kokrevë të njësisë administrative Hotolisht, në bashkinë e Librazhdit, u premtua që në vitin 2015, ose në dy në dy mandate radhazi nga Kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra. Por verifikimi në terren thuajse 8 viyte pas kwtij permtimi tregoi se ky premtim nuk është mbajtur.
Sara Çepi, Sudente
Kastriot Gurra, kandidat i Partisë Socialiste u zgjodh kryetar bashkie në qytetin e Librazhdit në vitin 2015.
Në takimet zgjedhore të zhvilluara me banorët e të gjitha zonave, mes shumë premtimeve që u dhanë, ishte asfaltimi i rrugëve. Një prej këtyre rrugëve është ajo e quajtur Kokrevë në njësinë Hotolisht.
Ne shkuam në terren për të verifikuar nëse ishte ndërhyrë për afaltimin e rrugës, por dukej qartë se ajo nuk kishte pësuar asnjë ndryshim.
Rruga Kokrevë, njësia Hotolisht në Librzhd
“Vërtet gjendja e rrugës mbetet problem sidomos gjatë dimrit apo shirave dhe për fëmijët që duhet ta bëjnë çdo ditë për në shkollë në këmbë, balta që krijohet është një problem i madh”, shprehet një prej banorëve të fshatit.
“Kryetarët këtë punë kanë, vetëm të premtojnë, të thonë do i zgjidhim, vinjë vetëm një herë në katër vjet kur u duhet vota dhe pastaj nuk duken më”, shprehet një banor tjetër i zonës.
Nga një verifikim në faqen zyrtare të bashkisë Librazhd gjendet vendimi për për miratimin e buxhetit të vitit 2017 (2 vjet pas marrjes së mandatit të kryebahkiakut nga Gurra), për Bashkinë Librazhd dhe njësitë administrative të tij. Nga vendimet që janë marrë dhe planet që janë bërë se si do të shpenzohet ky buxhet, asfaltimi i rrugës Kokrevë nuk përmendet fare.
Në vitin 2019, Kastriot Gurra fitoi mandatin e dytë si kryetar i Bashkisë Librazhd dhe historia përsëritet. Sërish u premtua asfaltimi i rrugës dhe sërish premtimi nuk u mbajt.
Lidhur me këtë premtim të zotit Gurra, ne i dërguam një kërkesë për informacion Bashkisë Librazhd, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë një përgjigje.
Screenshot i kërkesës për informacion Bashkisë Librazhd, 16 dhjetor 2022
Sipas banorëve të zonës, e vetmja gjë që bashkia ka bërë për këtë rrugë është ta shtojë atë me zhavorr dhe të punësojë një punonjës rruge që të mbushë gropat e krijuara dhe të heqë ndonjë gur të madh që pengon kalimin.
Kur kanë mbetur edhe 5 muaj nga zgjedhjet lokale të radhës, mbetet të verifikojmë nëse bashki do të reagojë dhe të asfaltojë rrugën, ashtu siç u premtua gati 8 vite më parë.