Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi në 16 qershor deklaroi se qendra shëndetësore në njësinë administrative Borizanë, që mbulon një komunitet prej 5000 mijë banorësh, do të përfundojë gjatë muajit gusht. Në mesin e këtij muaji ne kërkuam informacion nga bashkia e Krujës dhe Ministria e Shëndetësisë se në çfarë faze ishte zbatimi i projektit, por nuk morëm përgjigje. Nga verifikimi në terren, në fund të muajit gusht, rezultoi se përfundimi i plotë qendrës kërkonte edhe disa javë.
Kryetari i Bashkisë Krujë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në mesin e muajit qershor, paralajmëroi përfundimin e qendrës shëndetësore në Borizanë brenda gushtit.
“Në Borizanë, ku vijon puna për ndërtimin e qendrës shëndetësore, kjo vepër pritet të mbarojë gjatë gushtit dhe do të ofrojë kushte krejt të tjera për ofrimin e shërbimit mjekësor.”-shkruante ai.
Screenshot i statusit në Facebook të Kryetarit të Bashkisë Krujë,16 qershor 2021
Ky afat u konfirmua edhe gjatë një inspektimi që ministrja e Shëndetësië bëri në 14 korrik në Borizanë.
Screenshot nga inspektimi i Ministrës së Shëndetësisë në Borizanë
Bazuar në këtë deklaratë, Faktoje në mesin e muajit gusht iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Krujë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke e pyetur se në cilën fazë ishtë zbatimi i projektit për ndërtimin e qendrës shëndetësore në Borizanë.
Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Krujë, 16 gusht 2021
Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë
Deri në publikimin e këtij artikulli, kur ka skaduar afati sipas Ligjit për të Drejtën e Informimit, asnjë nga institucionet nuk ka kthyer përgjigje.
Në javën e fundit të gushtit, Faktoje udhëtoi drejt njësisë Administrative Borizanë, për të verifikuar situatën në terren.
Qendra Shëndetësore në njësinë Administrative Borizanë/Krujë, 25 gusht 2021
Qendra shëndetësore në Borizanë ishte e papërfunduar dhe punëtorët që gjetëm aty na konfimuan se objekti, kërkonte të paktën një muaj kohë për t’u mbaruar.
“Puna jonë është e ndarë, për pjesën e punimeve tona mjafton një javë të quhet e përfunduar, më pas vjen grupi tjetër për të rregulluar instalimet dhe pjesët e tjera që kanë mbetur. Sipas parashikimeve tona, mund të jetë funksionale të paktën për një muaj”- thanë ata për Faktoje.
Ndërtimi i qendrës Shëndetësore në njësinë Administrative Borizanë/Krujë, 25 gusht 2021
Qendra Shëndetësore në njësinë Administrative Borizanë/Krujë, 25 gusht 2021
Nga verifikimi i kryer në terren, vendosëm që deklaratën Kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi, për përfundimin e qendrës Shendetësore në Borizanë në muajin gusht, ta kategorizojmë si premtim të pambajtur.