Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska nuk është shtatzënë, siç pretendohet në artikuj të ndryshëm të shpërndarë në portale. Ka qenë vetë këngëtarja që i ka hedhur poshtë këto pretendime në një reagim në rrjetet sociale.
Në artikuj të publikuar në portale më 5 shtator pretendohej se këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska ishte shtatzënë.
“Iu lut Zotit me vite! Dalin detaje nga shtatzania ‘mrekulli’ e Artjola Toskës 51 vjeçe”, shkruajnë portalet.
Artikujt e shpërndarë mbi lajmin e shtatzënisë së Artiola Toskës
Në brendësi të shkrimit thuhet ndër të tjera se këngëtarja është në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe ky është një gëzim që ajo e ka pritur prej vitesh. Mirëpo, në brendësi të shkrimit nuk ka një burim të informacionit dhe as ndonjë konfirmim nga vetë këngëtarja.
Përkundrazi, në një postim në rrjetet sociale, Artiola Toska ka hedhur poshtë këto lajme, duke theksuar se janë informacione të rreme.
“Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë në portale rreth meje janë tërësisht të rreme. Dua t’i kujtoj portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas që shpifja përbën vepër penale”, shkruan në një postim në Instagram këngëtarja e njohur e muzikës popullore.
Postimi i Artiola Toskës në Instagram