BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookArmatosja e civilëve në Ekuador, kundër drogës dhe jo elitave

Armatosja e civilëve në Ekuador, kundër drogës dhe jo elitave

Autorizimi që presidenti i Ekuadorit i bëri përdorimit të armëve nga civilët është pasojë e pasigurisë në rritje nga bandat e drogës dhe nuk ka asnjë lidhje me “skllavërimin nga elitat”.

Jona Plumbi

Lajmi që vjen nga Ekuadori, vend ku presidenti Guilermo Lasso ka ligjëruar mbajtjen e armëve të zjarrit nga civilët, është keqinterpretuar dhe shpërndarë në rrjet.

“Presidenti Guillermo Lasso u ka kërkuar miliona ekuadorianëve që të armatosen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të mbrohen kundër elitave tiranike që duan t’i skllavërojnë.” Ky është pretendimi i ngritur në rrjet mbi vendimin e politikanit ekuadorian që i përket qendrës së djathtë.

Në fakt Ekuadori ka autorizuar mbajtjen dhe përdorimin e armëve nga civilët. Në një deklaratë që Presidenti Guillermo Lasso bëri në një transmetim live në 2 Prill, ai shpalli gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone, një prej tyre dhe qyteti i tij i lindjes, Guayaquil, i njohur për shqiptarët si porti ku nisen kontenierët e bananeve me drogë.

Arsye për këtë vendim Lasso përmendi rritjen e krimit dhe pasigurisë në vend. Ky ishte edhe mesazhi që presidenti i Ekuadorit shpërndau sëbashku me videon ku njoftonte tre masa të reja të marra për të luftuar krimin në vend.

Frika më e madhe sot është ndjenja e pasigurisë. Për këtë arsye, ne shpallim tre masa të menjëhershme në këtë #KryqëzatëPërSigurinë Tuaj për të luftuar armikun më të madh që kemi, që është krimi, trafiku i drogës dhe krimi i organizuar.” – shkruajti Lasso në Twitter.

Ne kemi modifikuar dekretin që lejon posedimin dhe mbajtjen e armëve. Me fjalë të tjera, në terma të përgjithshëm mbajtja e armëve për përdorim civil në mbrojtje personale është e autorizuar, në përputhje me kërkesat e ligjit dhe rregulloreve ”, tha ai.

Presidenti shpalli gjendje të jashtëzakonshme në disa qytete të vendit, pa e njoftuar se sa do të zgjasë ajo.

Ashtu si duket edhe nga deklaratat e Presidentit të Ekuadorit, arsyeja për lejimin e përdorimit të armëve nga civilët, nuk ka asnjë lidhje me elitat apo skllavërimin e qytetarëve, si pretendohet nga publikimi në rrjetin social Facebook. Vetë presidenti Lasso ishte një biznesmen dhe bankier i suksesshëm përpara se të vendoste që të kandidonte në politikë. Forca e tij politike i përket qendrës së djathtë, ndryshe nga e kaluara e gjatë politike e Ekuadorit.

Pas fitores së tij në në vitin 2021, vendi pranoi ndihmën e FMN dhe administrata e tij u fokusua në orientimin drejt Shtetet të Bashkuara, Kilit dhe Brazilit, duke u distancuar nga Kuba dhe Venezuela.

Nisur ky verifikim, informacioni i publikuar në Facebook kategorizohet si i pavërtetë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img