.

.

BallinaAktualitetAmbasadorët në terren për të monitoruar procesin zgjedhor

Ambasadorët në terren për të monitoruar procesin zgjedhor

Krerë e ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian, të SHBA-ve, por dhe kreu i delegacionit të BE kanë dalë në terren ditën e sotme, për ndjekur ecurinë e procesit të votimit, për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki.

Thirrja e diplomatëve drejtuar qytetarëve të këtyre zonave ishte ajo për shkuar në votime dhe për të ushtruar lirisht vullnetin e tyre.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që po ushtrojnë të drejtën e votës. Është radha juaj që ta bëni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar.” ishte mesazhi i ambasadorit të BE, z. Luigi Soreca, nga Shkodra.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian z. Luigi Soreca, në një qendër votimi në Shkodër

Më herët Bashkimi Evropian kishte lajmëruar se gjatë ditës së sotme 20 grupe do të monitoronin procesin zgjedhor në qendrat e votimit në 6 bashki.

Edhe ambasadorja e SHBA-ve znj. Yuri Kim ka qenë sot në Durrës, për të vëzhguar procesin zgjedhor.

“Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, postoi znj. Kim në Instagram.

Postimi i ambasadores së SHBA-ve

Gatë orëve të paradites në Durrës ishte dhe ambasadori holandez z.Reinout Vos.  Ambasadori qëndroi në qendrën e votimit për të parë aspektet teknike në këtë zonë zgjedhore.

Ambasadori holandez z. Reinout Vos në Durrës

Ambasadori gjerman z. Peter Zingraf gjithashtu vëzhgoi ecurinë e procesit në bashkinë e Shkodrës.

Ambasadori gjerman z. Peter Zingraf në Shkodër

“Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar ka pasur kritika rreth rasteve të caktuara të problematikës së shitblerjes së votës. Për zgjedhjet aktuale nuk kam pasur sinjalizim … Nuk dua të komentoj se kush voton për kë, është çështje e elektoratit shqiptar dhe jo e imja”- u shpreh ambasadori gjerman z.Peter Zingraf, I pyetur nga gazetarët e pranishëm.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img