KLEVIS PALOKA
“Në këto 5 vite 9 shkolla janë mbyllur në Lezhë”.
Kështu deklaronte nëpermjet një postimi në Facebook, zëvendës kryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.
Duke u nisur nga kjo deklaratë e Markut, “Faktoje”, kontaktoi me Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhë dhe Bashkinë e Lezhës për t’i pyetur në lidhje me numrin e shkollave të mbyllura në këtë qytet.
Sipas DAR Lezhë numri i shkollave të mbyllura nga viti 2013 deri në vitin 2018 është 9 shkolla dhe këto institucione arsimore janë mbyllur vetëm në vitin 2018. Më konkretisht në Bashkinë Lezhë janë mbyllur këto shkolla ku zhvillohej mësim me klasa kolektive.
- Gramsh
- Dragushë
- Fishtë
- Krajen
- Baqel
- Gocaj
- Kodhel
- Lagjja e Re (Torrovice)
- Merqi.
Ndërsa sipas Bashkisë së Lezhës në lidhje me shkollat që janë mbyllur nga viti 2013 deri në vitin 2018 na u bë me dije se:
- Numri i shkollave të mbyllura nga viti 2013 deri në vitin 2018 është 12 të tilla dhe këto kanë qenë me klasa kolektive.
- Këto shkolla janë mbyllur në Njësitë Administrative Balldre, Blinisht, Dajç dhe Kolsh.
Duke qënë se shifrat e dhëna si nga DAR-i i Lezhës ashtu edhe nga Bashkia e Lezhës përputhen me shifrat e publikuara nga zëvendës kryetarja Marku, deklaratën e saj do ta kategorizojmë si të VËRTETË.