.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAlbërie Hadërgjonaj nuk i pastron, por i shet shtëpitë e amerikanëve

Albërie Hadërgjonaj nuk i pastron, por i shet shtëpitë e amerikanëve

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj nuk punon si pastruese në SHBA, siç pretendohet në artikujt e shpërndarë në media. Faktoje verifikoi se kemi të bëjmë me një lajm të ricikluar dhe me titull abuziv, që ka si qëllim tërheqjen e klikimeve.

Një titull i shpërndarë online më 11 dhjetor premton një rrëfim të sinqertë të këngëtares shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ku thuhet se ajo punon si pastruese në SHBA.

Këtu bën si me Ιek të mαdh/ Këngëtarja shqiptare pυnon ρastrυese nëρër shtëρi në Amerikë”-shkruan portali “Lajme Flesh”.

Titulli i përdorur ka një gjuhë fyese ndaj këngëtares, por ka arritur të mbledhë mbi 800 lexime në 24 orët e para të publikimit.

Artikulli i publikuar nga portali

Vetë ky artikull në brendësi të tij, thotë se aktualisht Hadërgjonaj punon ai agjente shitjesh së pronave, ndërsa punën si pastruese e ka bërë kur sapo ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë artikull të publikuar, vendosëm të bëjmë një verifikim, fillimisht duke gjetur intervistën e dhënë nga artistja.

Nga kërkimi online rezulton se intervista është realizuar në maj të vitit 2018, ku ndër të tjera Albërie Hadërgjonaj është shprehur se në fillimet e saj në SHBA ka punuar edhe si dado apo si pastruese për të nisur jetën në një vend të ri.

Kur kam shkuar në Amerikë unë kam qenë babysitter, kam pastruar shtëpi. Kam bërë gjithçka që një njeri do që të mbijetojë në një vend tjetër, sepse kjo ishte periudha e paraluftës”, shprehet ajo.

Më tej, në intervistën e më shumë se 5 viteve më parë, moderatori e pyet edhe nëse ende pastronte shtëpi.

“Tani jo, sepse emri më ka ndihmuar, më ka hapur dyert. Tani une shes shtëpia”, është shprehur këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.

Artikuj të tillë, të ricikluar nga mediat online kanë si qëllim tërheqjen e sa më shumë lexuesve me tituj “bombastik” dhe dizinformues.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img