Pretendimi: I biri i presidentit amerikan Donald Trump, shprehu shqetësimin për mungesën e raketave bërthamore
Verdikti: E pavërtetë
——————————————————————-
Në hapësirat konspiracioniste po qarkullon pretendimi se fëmija më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, 18-vjeçari Barron Trump, ka ngritur shqetësime për misterin e raketave bërthamore që nuk gjenden.
Nëse habiteni që një 18-vjeçar, qoftë dhe djali i presidentit, ka raketat bërthamore dhe mungesën e tyre mes shqetësimeve të tij, nuk jeni të vetmit.
Kështu, Faktoje u përpoq të gjejë një burim për lajmin, gjë që mungon në postimin e mësipërm.
Siç pritej, Barron Trump nuk ka bërë ndonjë deklaratë apo postim mbi raketat bërthamore. Megjithatë, një postim me tekstin e mësipërm në anglisht është bërë më 16 dhjetor 2024 nga një llogaria në Twitter @BarronTNews.
Llogaria @BarronTNews nuk i përket Barron Trump, siç shënohet dhe në vetë përshkrimin e saj.
Shënimi “No Affiliation” tregon se llogaria nuk ka lidhje me Barron Trump
Faktoje ka përgënjeshtruar dhe më parë postimeqë i janë atribuuar gabimisht figurave të ndryshme publike.