.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAdministrata me orar fleksibël pune, por jo prej të nxehtit afrikan

Administrata me orar fleksibël pune, por jo prej të nxehtit afrikan

Pretendimi: Qeveria shqiptare ndryshoi orarin e punës së administratës si pasojë e temperaturave të larta

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse kanë raportuar më 16 korrik se “i nxehti afrikan” ka çuar në një vendim të qeverisë shqiptare për të reduktuar oraret e punës në administratë.

Artikujt e mësipërm e kanë krahasuar vendimin e qeverisë shqiptare me atë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, e cila ka marrë vendim për kufizimin e orëve të punës për disa kategori të caktuara, si gratë shtatzëna, dhe sektorin e ndërtimit deri më 20 korrik.

Në mes të kësaj vale të nxehti, një numër qeverish kanë marrë masa të ngjashme. Franca ka reduktuar orarin e punës për sektorin e ndërtimit. Greqia ka urdhëruar disa biznese të mos lejojnë punëtorët të kryejnë punë të rënda jashtë prej orës 12:00 deri në orën 17:00. Vitin e kaluar, Spanja vendosi të ndalonte punën në ambjente jashtë në temperatura ekstreme.

Studimet tregojnë se produktiviteti në punë bie me 40% në temperatura mbi 32 gradë celsius, ndërsa kur temperaturat arrijnë 40 gradë celsius, produktiviteti ulet me 76% përgjatë gjithë ditës së punës.

Megjithatë, propozimi i ministres së shtetit në Shqipëri, i cili përfshin vetëm punonjësit e administratës, nuk është ndonjë masë që ajo ka marrë për përkujdesjen ndaj shëndetit të popullsisë dhe punëtorëve gjatë krizës klimaterike.

Me anë të një njoftimi për shtyp, vetë Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka specifikuar se ndryshimet e propozuara në orarin e administratës nuk lidhen “me temperaturat e larta të ditëve të fundit, sikurse është publikuar në disa portale, por me injektimin në mënyrë të qëndrueshme të fleksibilitetit në punë.”

Njoftimi i Ministrisë për mediat

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img