Agi Shehu
Sot më 1 qershor 2022 në Shqipëri nuk lejohet me ligj përdorimin i qeseve plastike një përdorimshme. Premtimi, i bërë vazhdimisht gjatë këtyre 10 viteve të fundit, është respektuar nga shumica e tragetarëve dhe konsumatorëve, por ka dhe naga ata qytetarëve dhe shitësve ambulant, që sot kanë vijuar t’i përdorin ato pavarësisht gjobave që ligji parashikon.
1 qershor 2022 është dita ku hyn në fuqi në Shqipëri, ligji për mospërdorimin e qeseve platike një përdorimshme. Në janar 2022, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi se nga data 1 qershor i këtij viti, qeset plastike do të hiqen përfundimisht nga përdorimi dhe kjo do të nisë që nga prodhimi dhe tregtimi i tyre, ndërkohë që ligji e parashikon që në rast moszbatimi me gjobë do të penalizohen si konsumatori ashtu dhe shitësi.
“Penalizohen të dy dhe shitësi, dhe konsumatori. Parashikohet ndëshkim me gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mije lekë për prodhuesit e importuesit. Në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, thuhet se nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike. Ka pasur ligj, por nuk ka vullnet. Duhet të rikthehemi te objektet e ripërdorshme”- u shpreh ministria Kumbaro.
Faktoje vendosi të bëj një verifikim në terren ku konstatoi që pjesa më e madhe e tregtarë dhe konsumatorëve kishin nisur zbatimin e ligjit. Bizneset pranonin se ishin të informuar për këtë vendim dhe e kishin aplikuar atë.
“Po, kemi hequr qeset plastike, klientët duhet ti marrin vet nga shtëpia” – u shpreh për Faktoje kasierja e në supermaketi në qendër.
Por edhe qytetarët pranojnë se janë informuar për këtë ndryshim dhe do ta zbatojmë edhe pse pranojnë që është diccka që rëndon në xhepat etyre.
“Sot mora trastën sepse kam parë në lajme që ndalohen me ligj. Mirë është se i bën mirë ambientit, por halli është se duhet t’i blejmë… Pastaj në një trastë nuk vendos dot dhe sallatën dhe patatet. Por më mirë trasta se gjoba.”-pranon Zhaneta, 60 vjeçarja që jeton në zonën “Don Boskos” për Faktoje.
Por edhe pse një pjesë e mirë e konsumatorëve dhe tragetarëve e që pranojnë se janë në dijeni të ligjit, ka dhe nga ata që ende vazhdojnë t’i përdorin qeset palstike një përdorimshme.
“Po, e kemi parë njoftimin në lajme. T’i mbarojmë dhe këto të shkreta që kemi dhe nuk do t’i përdorim më,” – na tregon, ponarja e një minimarketi në zonën e rrugës së Elbasanit.
*Foto nga vitrina e nje minimarketi ne Tirane, date 1 qershor 2022 në zonën e ish-tregut elektrik
*Foto e bere me date 1 qershor ne nje dyqan ne Tirane, tek zona e Shkollës së Baletit
Përdorimi të këtyre qeseve një përdorimsh konstatuam dhe në një furrë buke në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
*Foto e gazetares pasi bleu nje produkt ne nje nga furrat e bukes ne Tiranë
*Pazari i nje zonje sot me date 1 qershor 2022, në tregun e fruta perimeve në zonën shkollës së baletit.
Zonja Mereme pohoi për Faktoje së nuk ishtë e informuar për heqjen nga përdorimi qeseve plastike dhe as për faktin se mund të penalizohet me gjobë për këtë. “Nuk e dija, kështu mi dha shitësja e dyqanit, nuk më tha as ajo gjë që nuk përdoren më”- u shpreh zonja Mereme për Faktoje.
Fushata ndërgjegjësuese dhe kontrrollet
Lidhur me mospërdorimin e qeseve plastike ministria e Mjedisit ka nisur një fushatë ndërgjegjesuese me spote dhe fletëpalosje, por dhe me dalje publike dhe televizive.
Edhe vetë kryeministri Rama i është bashkuar kësaj fushate duke e konsideruar këtë të mërkurë si “një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”
Postimi i kryeministrit Rama
Faktoje gjithashtu pyeti dhe Ministrinë e Turizimi dhe Mjedisit se parashikohej të monitorhej situata në lidhje me zbatimin e ligjit dhe se çfarë do të ndodhë me kompanitë e prodhimit të qeseve në të ardhme, ose në rast se nuk zbatojnë ligjin.
Në përgjigjen e ardhur Faktoje shkruhet se është hartuar në plan masash për monitorim të situatës, por nuk specifikon se cilat janë ato. Ndërsa se cfarë do të ndodhë më kompanitë sqarohet se këto të fundit ka qënë pjesë e diskutimeve gjatë kohës kur ligji është draftuar dhe në komisionet parlamentare, por se di do të operojnë tashmë ato në lidhje me prodhimin e qeseve, nuk saktësohet.
Përgjigja për Faktoje, maj 2022
Premtimi për ndalimin e qeseve plastike është një angazhim i cili përsëritet vazhdimisht nga ministrat e Mjedisit gjatë këtyre 10 viteve të fundit, por ekspertët e mjedisit dhe pse pranojnë që eleminimi i tyre është diçka pozitive për mjedisin, e shikojnë të vështirë zbatimin e ligjit pasi kërkohet që shteti shqiptar përveç masave shtrëguese duhet të marrë edhe masa përshtatese/adaptuese dhe ose masa incentivuese.
Një pikë e rëndësishme sipas tyre është rritja e ndërgjegjësimit të qytetareve për ndarjen e mbetjeve në burim si dhe një kontroll më të mirë të territorit nga strukturat shtetërore.