BallinaTë pambajturaA u shkel premtimi për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë?

A u shkel premtimi për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë?

Besfort Veseli

Trafiku kaotik vijon të jetë një nga problemet madhore në Prishtinë. Në vitin 2019, ish-kryetari i Komunës Shpend Ahmeti premtoi se projekti i ndërtimit të një parkingu nëntokësor në qendër të qytetit do ta zgjidhte këtë problem, duke vënë afat nëntorin e vitit 2021. Sot pas thuajse 30 muajsh punimet ende vijojnë, ndërsa komuna e Prishtinës ka pranuar për Faktoje, se për përfundimin e punimeve ka një afat të ri.

“Parkingu me një investim mbi 10 milionë euro do të fillojë ndërtimin së shpejti ndërsa punimet do të zgjasin 18-24 muaj”, shkruante në 30 tetor 2019, ish-Kryetari i Komunës Ahmeti.

Postimi i ish-kreut të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Sipas Ahmetit, pas një procedure mbi njëvjeçare të prokurimit publik, Komuna e Prishtinës kishte arritur të nënshkrote një kontratë të partneritetit publiko-privat për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendër të Prishtinës.

Marrëveshja mes komunës dhe “ARHING Prishtina Parking” Sh.P.K., një investitori privat, parashihte realizimin e një projekti që do të siguronte mbi 700 vendparkime te Fakulteti Filologjik.

Edhe në një tjetër dalje publike pak para se t’i përfundoi mandati i tij i dytë në krye të Prishtinës, Shpend Ahmeti pranoi se punimet për parkingun nëntokësor mbarojnë në muajin nëntor 2021, sipas planit që ishte njoftuar nga komuna pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Sot e ke parkingun nëntokësor që po bohet te Fakulteti Filologjik. More në nëntor kryhet, shkojmë bashkë. 100% A je shku ndonjëherë me i vizitu punimet? 15 milionë euro (projekti). Ia kalon sheshit”, deklaronte Ahmeti më 29 shtator të 2021-s, si i ftuar në televizionin Kanal 10.

30 muaj më vonë nga nisja e punë dhe 6 muaj pas afatit të fundit të deklaruar projekti i ndërtimit të parkingut nëntokësor ende nuk pa përfunduar, ndërsa kompania private vazhdon ende punimet.

Faktoje provoi të konktaktoi z. Ahhmeti për të marrë një prononicm  por ai ka qenë i paqasshëm në telefon.

Foto nga mesazhi i dërguar z. Ahmeti

Nga ana tjetër vetë Komuna e Prishtinës në përgjigjen e saj zytrare shprehet se projekti do të mbarojë në korrik 2022 dhe sipas këtij institucioni nuk ka patur vonesa për këtë projekt. Gjithashtu, komuna pranon se vlera totale e parkingut është afërsisht shtatë milionë euro.

“Kontrata është nënshkruar me 30.10.2019​​. Operatori Ekonomik është zotuar që do ta përfundoj projektin sipas planit dinamik”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Përgjigja nga ana e Komunës së Prishtinës

Faktoje kontaktoi gjithashtu dhe kompaninë “ARHING Prishtina Parking”, e cila thekson se vonesa lidhur me projektin nuk ka, po sipas saj punimet do finalizohen në muajin gusht të 2022-s.

“Lidhur me informatat e kërkuara për  projektin e parkingut nëntokësor ju konfirmojmë se vonesa sipas planit dinamik nuk kemi dhe se punët priten të përfundojnë në muajin gusht të këtij viti”- shkruhet në përgjigjen e kompanisë.

Foto: Përgjigja e nisur nga kompania që po zhvillon punimet

Në pritje të parkingu nëntokësor

Foto nga punimet e parkingut nëntokësor, Prishtinë 20 maj 2022

Afatet për ndërtimin e Parkingut po shtyhen muaj pas muaj, ndërsa shoferët e veturave vazhdojnë të përballen çdo me mugesën e vendeve të parkimit në Prishtinë.

Faktoje vizitoi të premten e datës 20 maj rreth orës 17:00 kantierin e punimeve, ku sipas Komunës së Prishtinës punojnë rreth 70 punëtorë. Gjatë vizitës në terren konstatuam se vijohej të punohej edhe pse jo me makineri.

Foto nga punimet e parkingut nëntokësor, Prishtinë 20 maj 2022                              

Qytetarët dhe banorët në zonën ku po ndërtohet kanë qëndrime të ndryshime.

Faktoje bisedoi dhe me disa banorë të zonës që shprehin mendime të ndryshme në lidhje me këtë projekt. F. K banor i zonës, shprehet se se për shkak të këtij projekti janë shkatërruar pjesë të shumta të gjelbërimit që kanë qenë në qendër të Prishtinës.

“Në këto rrugë që i ka kryeqyteti aktualisht, nëse i krahasojmë me veturat që qarkullojnë nga e gjitha Kosova, është shumë e vështirë që të bëhet një zgjidhje afatgjate dhe që i prek të gjithë. Institucionet komunale duhet të avokojnë më shumë kah Prishtina e gjelbër sesa në këto ‘zgjidhjet’ që po i pretendojnë. Zgjerimi i rrugëve për çiklizëm dhe prurja e autobusëve më modernë, do të ishte një zgjidhje për qytetarët dhe jo vetëm”, u shpreh ai.

Ndërkohë R.S aktulisht, shpreson që ky projekt të realizohet sa më shpejt, pasi sipas tij, Prishtina ka nevojë të lirohet nga kaosi i trafikut.

“Ne shpresojmë që ky projekt të ndreqet sa më shpejt që është e mundur. Në kryeqytet ka kaos të trafikut dhe me të vërtet qyteti ynë ka nevojë që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejt Në Prishtinë qarkullojnë me mijëra vetura dhe parkingu afër Fakultetit të Filologjisë do të kontribuojë sadopak në çlirimin trafikut”, – tha ai.

Në përpjekje për zbutjen e këtij problemi, Komuna e Prishtinës ka funksionalizuar Ndërmarrjen Publike “Prishtina Parking”, e cila ka nisur edhe me zbatimin e rregullores për shfrytëzimin e parkingjeve në hapësirat publike.

Vera 2022 është afati i radhë për të parë nëse do të përfundojë apo jo projekti disa vjeçar i parkimit nëntokësor, ndërkohë që afatet e dhëna për të nga ish-kreu i komunës Ahmeti rezultojnë të shkelura.

 

*Shkrimi u publikua si pjesë e “Unë bëj Fact-Checking”, që ka si qëllim të trajnojë dhe mentorojë gazetarë në Shqipëri, nën projektin e UNESCO-s “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqisë- Faza II” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img