A e njohu Putini pavarësinë e Kosovës?

Në datën 27 prill 2022 presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antoni Guterres ku në qendër të bisedimeve ishte sigurisht lufta në Ukrainë. Ky takim ka prodhuar një lumë tituj lajmesh bombastike, që Putini kishte njohur pavarësinë e Kosovës, që u bënë dhe burim informacioni për lajme të të rreme të shpërndrara më pas me shpejtësi marramendëse edhe në Shqipëri, duke ndikuar dhe në opinionin publik.

“Putin njeh Kosovën, ‘ngrihet alarmi’ në Serbi”

“E njohu Kosovën, thikë pas shpine”, mediat serbe shpërthejnë kundër Putinit, Vuçiç pritet t’i drejtohet kombit të tij”

Këto janë vetëm disa nga titujt e mediave në Shqipëru të cilat pretendojnë se gjatë këtij takimi Putin ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Por ku e kishte bazë ky lajm, që në Serbi konsiderojes si një “alarm”, ndërkohë që në Kosovë dhe Shqipëri vlerësohej si një deklaratë bombastike.

Tre vende të përfshira nën hijen e dezinformimit

Titulli në fjalë nuk është parë vetëm në Shqipëri por edhe në Serbi dhe Kosovë. Media serbe “Blic”  ka vendosur si titull kryesor pikëpyetjen e besnikërisë së popullit serb ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

*Gazeta serbe “Blic”

“Srpski Telegraf” një tjetër media serbe në ballinën e të enjtes shkruan: “Kështu janë vëllezërit rusë? Putin godet Serbinë pas shpine: Ai e shkëmbeu Kosovën me Donbas”.

* Media “Srpski Telegraf”

I njëjti informacion ka qarkulluar edhe në mediat kosovare duke i qëndruar pretendimit se Putin ka njohur pavarësinë gjatë këtij takimi.

*Titull nga mediat Kosovare

Lajmi që ka qarkulluar edhe pse dezinformues ka pasur një audiencë të gjerë e cila e mbështeste “deklaratën” e Putin.

Çfarë ndodhi gjatë takimit?

Ndryshe nga çfarë pretendohet nga mediat e të treja vendeve Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë takimi me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antoni Guterres, Putin justifikoi pushtimin e Ukrainës duke përmendur pavarësinë e Kosovës.

“Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. E kujtoj mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se, ‘zbatimi i të drejtës për vetëvendosje për territorin e secilit vend dhe nuk duhet të kërkojë leje për ta deklaruar sovranitetin nga ai vend’.

Kjo është e shkruar në relacion me Kosovën dhe ky vendim është përkrahur nga të gjithë. Nëse është kështu, atëherë Republika e Donbasit dhe ajo e Doneskut kanë të njëjtat të drejta duke mos zbatuar autoritetin qendror në Kiev për ta deklaruar sovranitetin, pasi që precedenti ekziston”, është shprehur Putin.

Reagimet diplomatike përmes ambasadorit

Moria lajmeve dizinformuese që mori dhenë në 3 vende bëri që ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Bocan Kharchenko, që dilte në një prononcim duke theksuar se “nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e Federatës Ruse, sa i përket çështjes së Kosovës”.

“Ne nuk e njohim Kosovën. E mbështesim Beogradin, në mënyrë aktive, në forumet ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithçka në lidhje me ndryshimet e pretenduara në pozicionin e Rusisë është shpikur, me qëllim të prishjes së marrëdhënieve Moskë-Beograd dhe me qëllim që Serbia t’iu bashkohet masave anti-ruse”, tha Kharchenko për gazetën serbe Politika.

 

Editor: Aimona Vogli (Hotova)

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img