Pretendimi: Kjo video tregon një sistem kundër zjarrit i pajisur me inteligjencë artificiale në Kinë që përpiqet të shuajë një imazh zjarri
Verdikti: Mungon konteksti
———————————————————————————-
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse (arkivuar këtu), pretendohet se tregon gafën e një sistem kundër zjarrit me inteligjencë artificiale në Kinë, i cili ka ngatërruar një ilustrim të zjarrit me një vatër të vërtetë dhe ka nisur të hedhë ujë drejt tij.

Megjithëse artikujt e mësipërm nuk japin ndonjë detaj identifikues rreth videos, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se ajo është filmuar më 19 nëntor 2026 në resortin e skive Wanlong në provincën Hebei të Kinës.
Megjithatë, incidenti nuk tregon se si sistemi me AI ngatërron imazhin e flakëve me një zjarr të vërtetë.
Sipas Al Jazeera, resorti deklaroi se sistemi u aktivizua nga nxehtësia e një skarë me qymyr, e vendosur pas tabelës me imazhin e flakëve, jo nga pamja e flakëve.
Prandaj, ai aktivizoi procedurën e tij të zakonshme dhe filloi të spërkaste ujë drejt burimit të nxehtësisë. Stafi deklaroi se rrymat e ujit ishin drejtuar kryesisht nga zona e kuzhinës së tezgës dhe, rastësisht, goditën edhe tabelën. Pasi vunë re anomalinë, punonjësit i fikën menjëherë të gjitha pajisjet. Nga ky incident nuk pati të lënduar dhe ngjarja nuk ndikoi në zona të tjera.
Resorti Wanlong dhe Brigada e Zjarrfikësve të Distriktit Chongli lëshuan një deklaratë zyrtare duke theksuar se pajisjet e shuarjes së zjarrit në fjalë nuk mbështeteshin vetëm në njohjen pamore, por përdorin një mekanizëm zbulimi të dyfishtë që kombinon “zbulimin vizual dhe zbulimin e burimit të nxehtësisë infra të kuqe.”






