E manipuluar kjo rrahje me shuplaka e ekipit turk pas humbjes ndaj Italisë

6

Pretendimi: Kjo video tregon trajnerin e Kombëtares së Turqisë duke goditur me shuplakë futbollistët në dhomën e zhveshjes, pas humbjes 1-4 ndaj Italisë.

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————————–

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon Vincenzo Montellën, trajnerin e ekipit kombëtar turk të futbollit, duke goditur me radhë me shuplakë lojtarët në dhomën e zhveshjes pas humbjes në ndeshjen me Italinë më 29 shtator.

Në fakt, video e mësipërme është modifikuar me anë të programeve të inteligjencës artificiale (AI).

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video u botua fillmisht në rrjet nga llogaria @DFIH_101. E njejta llogari postoi po të njejtën ditë se video ishte e modifikuar me AI, duke bashkëngjitur dhe videon origjinale. 

Video origjinale tregon trajnerin e ekipit të të rinjve “Kayseri Meysuspor”, Halit Kurt, duke goditur lojtarët gjatë sezonit 2016/17. Ajo provokoi diskutim publik në Turqi kur u bë publike në tetor 2019. Kurt deklaroi në atë kohë se i kreu ato veprime për të motivuar ekipin, për ta ndihmuar atë të rimerrte veten dhe të përmirësonte performancën, dhe kërkoi falje për incidentin.

Vëreni më poshtë një krahasim krah për krah të videos origjinale dhe asaj të modifikuar:

Video origjinale (majtas) dhe video e modifikuar (djathtas)