Transparenca e institucioneve, e drejta për informim dhe të dhënat personale

9

Transparenca e institucioneve publike dhe e drejta për informim mbeten një sfidë për qytetarët dhe mediat në Shqipëri.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, në podcast me Drejtoreshën Ekzekutive të Faktoje.al, Klodiana Kapo, flet për mënyrën se si institucionet duhet ta bëjnë informacionin publik të aksesueshëm, të kuptueshëm dhe të përditësuar.

Dervishi thotë se zyra e Komisionerit trajton mbi 1 mijë ankesa në vit, ndërsa rreth 12 mijë kërkesa për informacion u drejtohen çdo vit autoriteteve publike. Ai ndalet te transparenca proaktive, programet e transparencës së bashkive dhe nevoja që institucionet të publikojnë informacionin pa pritur kërkesat e qytetarëve dhe medias.

Një pjesë e bisedës i kushtohet edhe mbrojtjes së të dhënave personale. Dervishi flet për ligjin e ri, përafrimin me standardet europiane, përgjegjësinë e institucioneve dhe sfidat që sjellin mediat online dhe rrjetet sociale në trajtimin e të dhënave personale.