Të paguash dy herë për shëndetin dhe të besosh më pak

39

Në një sistem ku qytetarët “e paguajnë shëndetësinë dy herë” dhe ku pagesat nga xhepi arrijnë në 48.3% të shpenzimeve totale shëndetësore, ky policy paper nga Faktoje është një prej dokumenteve më të rëndësishme të viteve të fundit për të kuptuar krizën strukturore të shëndetësisë shqiptare. Ai mbështetet në një punë sistematike gazetareske, në terren dhe në dokumente zyrtare, duke sjellë një panoramë të verifikuar të dështimeve që, qytetarët i përjetojnë çdo ditë.
Dokumenti sjell fakte të pakundërshtueshme:


• 216.9 milionë lekë rimbursime të pajustifikuara nga hyrjet e barnave me vlerë zero, të konfirmuara nga KLSH.
• 3.69 milionë njësi barnash spitalore të shpërndara në mënyrë të parregullt në farmaci.
• 16,000 banorë pa qendër shëndetësore funksionale për muaj të tërë.
• Mbulim vaksinimi 82.3% në Vlorë, nën pragun e sigurisë së OBSH.
• Nivele ndotjeje ajri pesë deri në tetë herë mbi kufijtë europianë.


Kombinimi i investigimit në terren me kërkesa për informacion dhe me dokumente zyrtare, e bën këtë policy paper një mjet të rëndësishëm për gazetarët, shoqërinë civile, ekspertët dhe aktorët që punojnë për transparencë dhe reforma.
Si një dokument konkret që mund të përdoret për advokim, dokumenti propozon mekanizma të qartë monitorimi për të përmirësur situatën.