Pretendimi: Kjo video tregon vërtet futbollistin norvegjez Erling Haaland që trembet nga pasqyrimi i tij
Verdikti: E pavërtetë, Video e manipuluar
————————————————————
Një video që po qarkullon gjerësisht nëpër rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon futbollistin norvegjez Erling Haaland që trembet nga pasqyrimi i tij ndërsa është duke ngrënë me kafshata të mëdha.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se një video gati identike me atë të mësipërmen. Pllakat dhe teli në mur, ushqimi në tryezë, madje edhe lloja e bukës “mantou” në dorën e personazhit janë njësoj, vetëm fytyra dhe xhaketa e tij ndryshojnë.
Video origjinale është postuar fillimisht në TikTok nga çifti i komedianëve kinezë Jin Long dhe Qiu Qiu më 15 qershor 2026. Në videot e tyre, Long luan rolin e një mekaniku të shpërqendruar, gjë që shpjegon fytyrën dhe duart e ndotura të personazhit të tij.

Skeçi është 31 sekonda, më i gjatë se video 13-sekondëshe që duket se tregon Haaland dhe reagimet e Long vazhdojnë edhe pas trembjes fillestare. Tabelat në alfabetin kinez nuk përputhen me vendndodhjen e Haaland këtë Botëror në ShBA.
Video origjinale që tregon Long është modifikuar, me gjasa me anë të programeve kompjuterike me inteligjencë artificiale (AI), për ta zëvendësuar atë me një shëmbëlltyrë të Haaland. Kjo është e dukshme në këtë krahasim mes dy videove:






