Informacion për Studentët
Nëse je student dhe dëshiron të jesh pjesë e Laboratorit të Medias dhe Edukimit Digjital, ja çfarë duhet të dish:
Periudha: Tetor 2026 – Qershor 2027
12 module interaktive që kombinojnë teori dhe praktikë mbi fact-checking, edukimin mediatik, inteligjencën artificiale dhe prodhimin e artikujve, podkasteve, videove e dokumentarëve. Do të kesh mundësi të zhvillosh veten përmes praktikës reale dhe të aplikosh për internshipe në media partnere.






