Spanja nuk ka ndërmend të bojkotojë Botërorin 2026 për shkak të Izraelit

4

Pretendimi: Spanja do të bojkotojë Botërorin 2026 nëse FIFA nuk pezullon Izraelin

Verdikti: E Pavërtetë

Barbara Halla

mediat sociale shqiptare po qarkullon lajmi se Spanja ka vendosur të mos marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Lajmi është bërë publik si pjesë e qëndrimeve publike të qeverisë spanjolle në mbështetje të Palestinës si dhe refuzimit të përdorimit të bazave amerikane në Spanjë për sulmet ndaj Iranit.

Ky pretendim ka fillesat në një deklaratë të lëshuar nga qeveria spanjolle në shtator 2025, ku kryeministri Pedro Sanchez ka kërkuar që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në evenimente kulturore dhe sportive ndërkombëtare si pasojë e veprimeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor. 

Mesazhi u shpërnda dhe në mediat shqiptare me titullin e gabuar, sipas të cilit, Spanja kishte kërcënuar të hiqte dorë nga Kupa Botërore nëse Izraeli do të merrte pjese, gjë që nuk ka qënë kurrë e vërtetë sipas deklaratave të zyrtarëve spanjollë. 

Në fakt, Ministra e Arsimit dhe Sporteve të Spanjës ka konfirmuar për Reuters këtë angazhim. “Qeveria spanjolle nuk e ka vënë kurrë në dyshim pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në Kupën e Botës të FIFA-s,” ka thënë një përfaqësues. 

Për më tepër, skuadra spanjolle është kualifikuar për Kupën Botërore, ndërkohë që skuadra e Izraelit u eleminua në fazat finalë në nëntor 2025. Nga ana tjetër, është e vërtetë që Spanja është tërhequr nga edicioni i 2026 i Eurovizionit si pasojë e pjesëmarrjes së Izraelit.