Bashkohu me Fellowship-in e Faktoje!

68

Faktoje hap aplikimet për programin e Fellowship, një përvojë 3-mujore e paguar për dy studentë, të sapodiplomuar ose të rinj të përkushtuar ndaj gazetarisë, fact-checking dhe kërkimit investigativ.

Nëse të pëlqen të analizosh informacionin, të zbulosh çfarë fshihet pas narrativave manipuluese dhe të luftosh dezinformimin me fakte, ky program është për ty.

Gjatë fellowship-it do të angazhohesh në investigime fact-checking, monitorosh trendet e dezinformimit në media dhe rrjete sociale, krijosh përmbajtje multimediale dhe artikuj verifikues, mësosh teknika të gazetarisë investigative dhe mjete digjitale verifikimi dhe punosh krah për krah me ekipin editorial dhe kërkimor të Faktoje.

Programi fokusohet në tema me interes publik si qeverisja, integrimi europian, ndikimi i huaj, edukimi mediatik dhe zhvillimet socio-ekonomike, duke të dhënë mundësinë të kontribuosh në një debat publik më të informuar.

Afati i aplikimit: 28 maj 2026, ora 23:59.
Forma e aplikimit: https://forms.gle/14wAo5H9n9UEM2AYA

Për më shumë informacion, na kontaktoni në: info@faktoje.al