Ky burrë kërcimtar nuk u zbulua nga emaili personal i drejtorit të FBI-së

17

Pretendimi: Kjo video e një burri që kërcen është marrë nga emaili personal i hackeruar i drejtorit të FBI-së

Verdikti: E paprovuar

Barbara Halla

Disa ditë pas publikimit të lajmit të hackerimit të emailit personal të drejtorit aktual të FBI-së, Kash Patel, po qarkullonmediat sociale një video që pretendon se shfaq Patel në momente private. Videoja në fjalë ndahet si rezultat i sulmit të fundit të hackerave iranianë dhe shfaq një burrë që kërcen gëzueshëm nën motive këngësh indiane, ngjashëm me filmat e Bollyëoodit. Verifikimet e mëtejshme zbulojnë se kjo video qarkullon në rrjet që prej dhjetorit 2022 dhe për më tepër, nuk mund të verifikohet se personi në video ështe Patel.

Më datë 27 mars, FBI-ja pranoi që një grup hackerash nga Irani arritën të futen në emailet dhe të dhënat private të Kash Patel. Sipas deklaratës së FBI-së, hackerat kishin marrë vetëm informacione personale dhe të dhënat sekrete të shtetit amerikan nuk ishin prekur nga ky sulm. 

Rreth kësaj periudhe, në rrjetet sociale botërore, filluan të qarkullonin emaile, video dhe imazhe nga hackerat. Këto imazhe duket sikur tregojnë Patelin në vende dhe situate të ndryshme, por vërtetësia e tyre nuk është verfikuar nga burime të besueshme. Një nga këto, ishte dhe videoja që tashmë është publikuar dhe nga llogari të ndryshme ne shqip. 

Megjithatë, siç është verifikuar nga faqe të tjera, videoja në fjalë qarkullon në internet që prej 26 dhjetorit 2022, pra dy vjet përpara se Patel të bëhej drejtor i FBI-së, dhe para luftë së Iranit me SHBA-në. 

Artikujt e parë me këtë videon e përshkruan atë si videon e një burri të paidentifikuar, i cili po feston faktin që gruaja ka ikur nga shtëpia për të vizituar prindërit. Por nuk ka burime që vërtetojnë se burri në fjalë është Kash Patel. 

Keqinformimi duket të ketë ardhur edhe nga Grok, programi i Inteligjencës Artificiale të kompanisë Twitter/X, i cili i është përgjigjur pyetjes së një përdoruresi duke u bazuar në ngjashmëritë fizike midis Patel dhe burrit në video. Megjithatë, Grok nuk është një burim i besueshëm dhe ngjashmëritë fizike mund të jenë një rastësi, pasi burri në video duket të jetë po ashtu me origjinë nga Azia jugore si Patel. Vetë Grok dhe platformat e tjera të Inteligjencës Artificiale shoqërojnë përgjigjet e tyre me shënime për mundësinë e gabimit dhe marrjes me rezervë të informacionit që prodhojnë.