Vetërrahja në malin e Tomorrit jo nga besimtarë shqiptarë

16

Pretendimi: Kjo video tregon një grup shqiptarësh duke kryer një rit shiit mysliman në malin e Tomorit

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————

Një video që ka marrë mbi 1 mijë pëlqime në Facebook pretendon se tregon një grup shqiptarësh duke kryer një rit vajtimi shiit mysliman në malin e Tomorrit. Postimi dhe komentet  e shumta paragjykojnë përqafimin e një riti të huaj nga bashkëatdhetarët e tyre.

Me anë të motorrit të kërkimit Google Lens, Faktoje e gjeti videon e mësipërme të postuar nga një sërë personash jo shqiptarë, shoqëruar me përshkrime në gjuhën arabe që përfshinin fjalët “vajtim” (azadari), “pelegrinazh” (ziarat) dhe fjalën hindi “matam” që do të thotë “rrahje gjoksi”.

Përshkrimet e videove konfirmojnë se video është xhiruar në Shqipëri, në Malin e Tomorrit.

Profilet që kanë postuar videon duket se janë të lidhur me një organizatë fetarequajtur Qamre Banni Hashim Azadari, të bazuar në Bonn, Gjermani. Emri i organizatës është një version i emrit të Abbas ibn Ali, bir i Ali ibn Ebi Talibit, një nga heronjtë fetarë të islamit Shiit. Abaz Aliu konsiderohet nga myslimanët shiitë si një shembull i përsosur i guximit dhe vetëmohimit.

Sipas traditës bektashiane, varri, ose tyrbja, e Abaz Aliut ndodhet në Malin Tomorr në Shqipëri. Faltorja, e ndërtuar fillimisht në vitin 1620, është Monument Kulturor Fetar i Shqipërisë.

Trybja e Abaz Aliut në Malin Tomorr

Burrat në video po performojnë një ritual për të shprehur pikëllimin me rrahje të forta në gjoks, zakonisht i kryer nga myslimanët shiitë në përkujtim të martirizimit të Husejn ibn Aliut, nipit të profetit islamik Muhamed.

Profilet e huaja që kanë postuar videon janë të populluar me një numër videosh të ngjashme, ku një grup burrash kryejnë ritualin në vendendryshmebotës, përfshi Itali, Gjermani, dhe nën kullën Eifel në Paris.

Në shtator 2025, QBH Azadari botoi postera në arabisht dhe urdu (gjuha zyrtare e Pakistanit) ku njoftonte organizimin e katërt vjetor të një pelegrinazhi në Malin Tomorr më 20 dhe 21 shtator, duke i kërkuar të gjithë “të pikëlluarve” të jenë pjesë e “pursadari,” ritualit të vajtimit.

Në atë kohë, mediat shqiptare raportuan se “ngjarja është prezantuar nga organizatorët si një “mbledhje ndërkombëtare përkujtimore në nder të martirëve të Karbalasë,” dhe ka mbledhur pjesëmarrës nga disa vende evropiane

Video që po qarkullon në rrjete sociale është xhiruar vërtet në malin Tomorr, në Shqipëri, por burrat në video me gjasa nuk janë shqiptarë, por pelegrinë të huaj myslimanë shiitë që kanë performuar rituale të ngjashme në vende të ndryshme.