.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKy helikopter nuk po hedh mushkonja të modifikuara nga qielli

Ky helikopter nuk po hedh mushkonja të modifikuara nga qielli

Pretendimi: Kjo video tregon një helikopter që hedh mushkonja laboratorike në ajër

Verdikti: E paprovuar

————————————————————

Video e një helikopteri që lëshon një pluhur me ngjyrë në ajër është parë mbi 500 mijë herë në Facebook, shoqëruar me pretendimin se helikopteri po hedh “mushkonja laboratorike.”

Si zakonisht, ky pretendim nuk shoqërohet me ndonjë provë apo burim që dëshmon se helikopteri po hedh “mushkonja laboratorike.”

Faktoje gjeti me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens se video është bërë virale në rrjetin social TikTok pas publikimit në 30 nëntor 2024. Në botimin e videos origjinale nuk përmenden mushkonjat.

Me gjasa, video e mësipërme tregon një ceremoni zbulimi të gjinisë së bebit, të organizuar nga kompania Group 3 Helicopters që ofron këtë shërbim në Los Angeles.

Modeli i helikopterit që shfaqet në video përkon me ato të përdorur nga Group 3. Rotori i vendosur në pjesën e pasme të majtë, stabilizuesit në anën e djathtë dhe forma e tij drejtkëndore në pjesën e pasme të kabinës janë të gjitha karakteristika specifike të këtij modeli.

Kompania deklaron në faqen e saj të internetit se përdor pluhur për zbulimet e gjinisë, ndryshe nga kompanitë e tjera që preferojnë tym me ngjyrë. Ky aspekt është i dukshëm nga shpejtësia e rënies së pluhurit ende të kondensuar, pastaj shpërndarja e tij graduale.

Helikopteri hedh në ajër një pluhur, i cili në fund të videos zbulohet të jetë ngjyrë rozë. Foshnja do jetë vajzë!

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img