Meloni nuk premtoi 1 mijë euro për çdo italian me ardhjen në pushtet

969

Pretendimi: Meloni premtoi 1 mijë euro për italianët, por nuk e mbajti këtë premtim

Verdikti: Mungon konteksti

Në rrjetet sociale në vendin tonë është shpërndarë një video, ku kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dëgjohet duke thënë se do të japë 1 mijë euro për çdo qytetar italian. Mirëpo, video është prerë për të mos dhënë më tepër detaje për çfarë do të jepen këto para. Ndërkohë, në mbishkrimin e videos aludohet se ky ishte një premtim i pambajtur i Melonit.

Në këtë video janë të bashkëngjitura dy video. E para është e kryeministres së Italisë aktuale që para se të vinte në pushtet gënjente duke premtuar italianëve 1 mijë euro menjëherë”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Në bëmë një verifikim të këtyre pamjeve, ku rezulton se video i përket vitit 2020. Në video, Meloni, asokohe thjesht lidere e “Fratelli d’Italia” i kërkoi kryeministrit Giuseppe Conte që të jepte 1 mijë euro menjëherë për qytetarët, për të trajtuar emergjencën e krijuar për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe mbështetur ekonomisht italianët.

Konkretisht, ajo kërkonte që të gjithë italianëve që kanë më shumë nevojë, ndoshta për shkak se kishin mbetur pa punë dhe pa të ardhura, t’u depozitoheshin 1 mijë euro nga shteti italian.

“Mendoj se qeveria duhet të depozitojë menjëherë 1 mijë euro në llogarinë rrjedhëse të atyre që e kërkojnë. Kjo dispozitë duhet të zbatohet për ata që kanë humbur vendet e punës dhe e kam fjalën edhe për të vetëpunësuarit”, deklaronte ndër të tjera Meloni.

Pra, ndryshe nga çfarë pretendohet në postimet e shpërndara online, ky nuk ishte një premtim elektoral i Giorgia Meloni për italianët, por një kërkesë që ajo i kishte bërë qeverisë në mars të vitit 2020 për të mbështetur qytetarët e prekur finaciarisht gjatë pandemisë së Covid-19. Skema të tilla mbështetëse praktikuan vende të ndryshme në botë në muajt e para të mbylljes totale për shkak të pandemisë.

Artikulli paraprakSatirë aksidenti me disa të plagosur gjatë fjalimit të Berishës
Artikulli tjetër‘Qumësht veresie’
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.