Në vitin 2015, kur kërkonte për herë të parë besimin e korçarëve si kreu i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo premtoi ndër të tjerat edhe rikonstruksionin e pallatit të sportit “Tamara Nikolla” dhe të ndërhyrje në stadiumin “Skënderbeu”. Sot pas 6 vitesh, në pallatin e sportit është bërë një rikonstruksion modest në pjesën e çatisë dhe riparime të vogla në suva, ndërsa modernizimi i stadiumit mbetet ende në letër.
“Stadiumi ‘Skënderbeu’, pjesë e projektit ‘Sport Planet’ do të pësojë një tjetër ndërhyrje e cila do të sjellë modernizimin dhe zgjerimin e kapacitetit të tij. Një tjetër arenë triumfesh e qytetit tonë, siç është pallati i sportit “Tamara Nikolla” do të jetë subjekt rikonstruksioni. Hapësirat sportive nuk do të mungojnë në asnjë cep të bashkisë së madhe”- shkruante në postimin në Facebook, gjashtë vite më parë kryebashkiaku Filo. Të njëjtin angazhim Filo për ambientet sportive të qytetit, qyetari i parë i bashkisë Korccë, e mori dhe në vitin 2019, në prag të zgjedhjeve vendore.
6 vite nga ky premtim Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë së Korçës, lidhur me disa premtime të dhëna nga kreu i saj, ndër to ishte dhe rikonstruksioni i pallatit të sportit dhe modernizimi i studiumit.
Kërkesa dërguar Bashkisë Korçë
Në përgjigjen e saj ky institucion shkruan se për pallatin e sportit është bërë një ndërhyrje rikonstruktive me vlerën prej 3.511.674.18 lekë, por nuk është specifikuar lloji i ndërhyrjes.
Përgjigjja e Bashkisë Korçë
Më 22 tetor 2021, Faktoje verfikoi në terren se në pallatin e sportit “Tamara Nikolla ”, ka disa ndërhyrje në pjesën e çatisë dhe në rregullime të disa amortizimeve të vogla.
Foto të pallatit i sportit “Tamara Nikolla” Korçë
Pallatit të Sportit “Nikolla Tamara”, 2021 ku tregohen disa riparime në mure.
Foto të pallatit të sportit “Nikolla Tamara”, Korçë.
“Kanë rregulluar pjesën e çatisë dhe disa drita, që edhe ato shumica janë djegur. Kanë rregulluar një pjesë të tualeteve duke sjellë materialet, por akoma nuk janë funksionale. Konkretisht tualeti i femrave që ka pajisjet, por nuk funksion”- tregon për Faktoje një punonjësve të këtij objekti.
Foto të ambienteve të brendshme të pallatit të sportit.
Në kuadër të përmirësimi të infrastrukturës sportive, një tjetër premtim i kryetarit të bashkisë ishte modernizimi i stadiumit “Skëndërbeu”, ku deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Këtë e konfirmojnë vetë punonjësit dhe trajnerët, që janë në kontakt të përditëshëm me terrenet sportive.
Gjatë vrojtimit në terren në stadiumin “Skënderbeu” Faktoje verifikoi se gjendja e ambienteve brenda dhe jashtë është tejet e amortizuar, shumë larg premtimit të një investimi modern premtuar 6 vite me parë.
Foto të ambienteve të brendshme të stadiumit “Skënderbeu”.
“Këtu nuk është bërë asnjë ndërhyrje, prej disa vitesh. Shumë vite më parë u tha që do bëhej, por deri më tani nuk është bërë asgjë.”- shpjegon një prej trajnerëve të futbollit për grupmoshat e reja.
Ndërsa punonjësi i stadiumit shprehte se edhe për në ndërhyrje të mundshme në të ardhmen, ata nuk janë në dijeni.
“Ka vite që këtu nuk është vendosur dorë dhe nuk na kanë thënë gjë nëse do bëhet ndonjë riparim”.
Edhe bashkia e Korçës, në përgjigjen e saj, konfirmon se ndërhyrja për këtë objeket sportive është ende në letër.
Përgjjigjja e Bashkisë Korçë
Faktoje edhe më parë ka publikuar artikuj për mos mbajtejen e premtimit të kryebashkiakut Sotiraq Filo në lidhje me rikonstruksionin e pallatit të sportit “Tamara Nikolla ”.
Pas përgjigjeve zyrtare dhe vëzhgimit në terren, premtimi i kryetarit të bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo për përmirësimin e hapësirave sportive e kategorizojmë pjesërisht të mbajtur.
“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.