BallinaBurokraciZvarritja e përgjigjeve nga Ministria e Arsimit

Zvarritja e përgjigjeve nga Ministria e Arsimit

KLEVIS PALOKA

Disa nga problemet e hasura nga “ FAKTOJE” gjatë procesit të punës për verifikimin e fakteve, duke iu referuar artikullit për pagat e mësuesve të shkollës fillore, ka të bëje me kthimin e përgjigjeve nga ana e institucioneve shtetërore për kërkesat e informimit. Një prej këtyre institucioneve është edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Turizmit, e cila si fillim nuk na ktheu përgjigje brenda 48 orësh , ashtu siç e parashikon ligji, nëse kërkesa jonë ishte protokolluar apo jo dhe pasi kaloi ky afat, kontaktuam nëpërmjet telefonit me koordinatoren e të drejtës për informim në këtë ministri dhe përgjigjja e saj ishte :“ mos më kontaktoni me numrin tim privat të cilin nuk ma financon puna, as aparatin celular si edhe kreditet për funksionin që mbaj, kështu që mund të më kontaktoni vetëm nëpërmjet emailit.”

Numri i koordinatores u gjet tek Portali “PyetShtetin.al” që është një iniciativë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Por zvarritja nuk mbaroi vetëm me këtë komunikim, pasi Ministria përkatëse ktheu përgjigje pas disa ditësh, kur kishte mbaruar edhe afati i protokollimit duke thënë se kërkesa jonë nuk ishte e plotë sepse bashkangjitur duhet t’i dërgonim një fotokopje të kartës së identitetit, çka duhet ta bënte brenda 48 orësh.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img