.

.

BallinaPertejZgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

Nga Xhensil Shkëmbi Zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës për Partinë Demokratike u shoqëruan me dy fenomene; zvogëlim mandatesh dhe rotacion të brendshëm brezash.

Në listën e kandidatëve të PD-së për qarkun e Korçës, u përfshinë emra të angazhuar prej vitesh në politikë si Edmond Spaho, i cili është deputet nga viti 1991, Andrea Mano ish prefekt, ish kryetar i PD së Korçës dhe Gentian Çala, ky i fundit përfaqësues i Partisë së Lirisë në një marrëveshje të përbashkët me PD-në.

Surpriza

Por, surpriza erdhi nga 3 emra të rinj: Fidel Kreka, Kristi Koçibelli dhe Jorida Mazelliu

Fidel Kreka rezultoi më i votuari brenda PD-së, me plot 6,523 vota, duke lënë pas jo vetëm kandidatët e rinj, por edhe figurat me përvojë.

Ai u ndoq nga Kristi Koçibelli me 5,213 vota. Më pas vinin Andrea Mano me 4,845 vota, Jorida Mazelliu me 4,652, Gentian Çala me 3,610 dhe në fund Edmond Spaho me 2,479 vota.

Të rinjtë

Në një deklaratë për Faktoje, Fidel Kreka theksoi se suksesi i tij vjen nga mbështetja dhe dëshira për t’u shkëputur nga e vjetra. “Më votoi populli i thjeshtë. E prisja këtë rezultat pasi shoh urrejtjen e kujtdo ndaj të vjetërve, qoftë nga PD apo dhe PS. Foli zemra e secilit korçar,” u shpreh ai.

Pakënaqësia

Kristi Koçibelli nga ana tjetër theksoi se figurat e reja janë më të mirëpritura në juglindje. Ai hodhi akuza direkte për mënyrën se si u menaxhua gara nga vet figurat e vjetra të PD: “Edhe në garën e 11 majit ishin të vjetrit që e shkatërruan, pasi ndikuan negativisht për njërin kandidat, duke vijuar me lojërat e vjetra,” deklaroi ai për Faktoje.

Strukturat nuk funksionuan?

Edhe Andrea Mano ndau një koment kritik ndaj strukturave të PD-së, duke thënë se nuk ka pasur mbështetje nga brenda partisë. “Deputetët aktual u mënjanuan, strukturat mbështetën vetëm një kandidat. Kjo ndikoi ndjeshëm në garë,” tha Mano.

Devolli

Në Devoll, Jorida Mazelliu, një tjetër figurë e re, arriti të marrë 4,652 vota, duke u renditur e treta në listë. Ajo u shpreh për Faktoje se është e kënaqur me rezultatin e saj, duke falënderuar ata që e mbështetën. “Ndihmë të madhe më dha deputeti Bledjon Nallbati dhe strukturat e PD-së në Devoll, të cilat punuan me përkushtim,” u shpreh Mazelliu.

PS

Edhe në Partinë Socialiste të rinjtë treguan forcën e tyre, duke “shpërblyer” me vota vendin e kandidatit për deputet ndërsa pati nga ata të rinj që do shkojnë drejt parlamentit, si Besa Spaho, e cila mposhti në garën direkte kokë me kokë deputeten aktuale Eni Zake.

Po ashtu Genti Lakollari është i riu që do jetë në parlament, pasi ishte në listë të sigurt ndërsa edhe Eridon Rustemi e Vinjola Rrota moren vota të konsiderueshme. Vinjola Rrota mori 4941 vota, edhe pse nuk ka qenë pjesë aktive e PS Korçë ndërsa Rustemi fitoi 2586 vota.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img