Procesi i numërimit të votave për zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara ditën e djeshmë në 6 bashki ka qenë i qetë dhe ka ecur me ritme të mira. Aktualisht ka përfunduar numërtimi në 5 bashki, në atë të Vorës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Durrësit, ndërkohë numërimi vijon ende në Shkodër. Nga rezultatet paraprake të raportuara nga gazetarët në terren për Faktoje, Partia Socialiste ka fituar marrë 5 nga 6 bashkitë. Në Shkodër kur kanë mbetur dhe 25 qendra votimi për t’u numëruar, ku kandidati i kualicionit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia është në avantazh.
Procesi i numërimit në Shkodër
Shkodër
Kur kanë mbetur edhe 25 qendra votimi, nga 247 qendra në të gjithë bashkinë e Shkodrës, duket se kjo bashki do të vijojë të mbetet një bastion i djathtë. Sipas raportimeve të gazetarëve në terren për Faktoje, kandidati Bardh Spahia nga kualicionit “Shtëpia e Lirisë” duket së është dominancë në 3 KZAZ e qytetit të Shkodrës, ndërsa vetëm në njërën prej KZAZ-ve numërimi ende nuk ka përfunduar. Aktualisht kandidati Bardh Spahia ka siguruar deri më tani një avantazh prej afro 2000 votash. Kujtomë që në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult të Dukagjinit votimi u anullua, si rezultat kushteve atmosferike dhe bllokimit të rrugës nga dëbora, por numri i votave në këto zona nuk është mbi diferencën mes kandidatit fitues dhe vendit të dytë. Pjesëmarrja e qytetarëve shkodran në votime ishte e ulët, rreth 30%.
Kuti votimi
Durrës
Bashkia e dytë me e madhe në vend ajo e Durrësit, do të drejtohet dhe këtë vit nga kandidatja socialiste Emiriana Sako, e cila ka fituar me 39090 vota ose, 58.46 %, me pas është renditur përfaqësuesi i Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka, me 19844 vota, ose 29.68% dhe pas tij Luan Hoti nga Partia Demokratike me 7928 vota, ose 11.86%.
Nga raportimi në terren i gazetarëve për Faktoje, rezualton se pjesëmarrja në votime për Bashkinë Durrës ka qenë e ulët, rreth 26.27%. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar dy incidente dhe pezullimi prej një ore e gjysëm në QV ku do të votonte kandidatja e PS, znj.Emiriana Sako, kandidatja e PS, si pasojë e mosfunksionimit të pajisjes identifikuese. Pas ardhjes së pajisjes ka rinisur proçesi normalisht.
Një konflikt fizik në lagjen numër 8, i cili u zgjidh me ndërhyrjen e policiesë dhe rasti i shënuar në QV në shkollën “Neim Babameto”, në periferi, ku përfaqësuesit e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” kanë pretenduar se janë fotografuar kartat e identitetit të votuesve.
Proçesi i votimit nuk është ndërprerë, ndërsa gjatë ditës së votimeve në terren ka pasur edhe prani të diplomatëve të huaj.
Foto nga procesi i numërimit në Lushnje
Lushnje
Bashkia e Lushnjes e mbylli numërimin e votave mëngjesin e sotëm, duke zgjedhur Eriselda Sefën, kandidaten e Partisë Socialiste për të drejtuar për një vit bashkinë e këtij qyteti. Rezultati përfundimtar nga numërimi i 157 kutive të votimit është ky: Eriselds Sefa nga Partia Socialise ka marrë 21477 vota, ose rreth 58.8% të votave të përgjithshme, Elton Bano nga “Shtëpia e Lirisë” ka marrë 11238 vota, ose 10.4% të votave, Indrit Sefa nga Partia Demokratike ka marrë 3809 vota, 30,7% të votave.
Kandidatja e Partisë Socialiste, ka fituar mandatin me një diference të madhe prej 10.239 votash. Sipas raportimeve të gazetarëve të terrenit për Faktoje, ecuria e procesit të numerimit të votavenë Lushnje ka qenë e shpejtë. Eshtë numëruar gjithë mbrëmjen e djeshme dhe grupet e numërimit nuk kanë pushuar për të perfunduar numërin rreth orës 10:00.
Dibër
I gjithë procesi i administrimit të zgjedhjeve në KZAZ- në 19 në Dibër ka vijuar normalisht dhe pa incidente. Me 13995 vota, ose 60.82% është shpallur fitues Rahim Spahiu nga Partia Socialiste. Në vend të dytë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Premtim Kryemadhi me 4478 vota, ose 19.46 % i ndjekur nga kandidati i Partisë Demokratike, Luan Haka me 4437 vota, 19.28%. Në fund, kandidati i LRE, Dritan Torba arriti të marr vetëm 99 vota. Afro 23,000 qytetarë nga 56,780 me të drejtë vote, morën pjesë në këtë proces për zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër. Janë numëruar 100 kuti votimi nga 101 në total. Për shkak se një kuti është dëmtuar gjatë transportit është vendosur që të numërohet në KQZ Tiranë. Por ajo kuti nuk do të ndryshojë rezultatin pasi janë vetëm 180 vota.
Vorë
Vora, ishte e para bashki që shpalli rezultatin, pasi për herë të parë në këtë bashki u implementu sistemi i votimit dhe numërmit elektronik.
Kandidati i Partisë Socialise Blerim Shera është shpallur fitues më 8431 vota, ose 69,3%. Më pas është renditur Lulzim Vrana nga Shtëpia e Lirisë me 2956 vota, ose 24.33% dhe Ymer Marku nga Partia Demokratike me 764, ose 6.29 %.
Rrogozhinë
Edhe bashkia e Rrogozhinës do të drejtohet përgjatë këtij viti nga kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla që ka marrë 5438 vota, ose 60.73 %. Kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi ka marrë 1966 vota, ose 21.96%, ndërsa i treti është renditur Hekuran Xhani nga Shtëpia e Lirisë me 1550 vota, ose 17.31%.