Ylli i NBA, LeBron James nuk është veshur si “Barbie”, siç pretendojnë disa përdorues në rrjetet sociale. Faktoje sjell argumentet që dëshmojnë se foto është krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Përdorues në rrjetet sociale kanë publikuar një foto të basketbollistit të njohur amerikan, LeBron James, i veshur i gjithi me rozë njësoj si kukulla Barbie. Krahas fotos së publikuar, ironizohet edhe fakti pse ai ka zgjedhur këtë lloj veshje, pa bërë asnjë verifikim nëse kemi të bëjmë me një foto reale apo jo.
“LeBron James. Do ketë pirë shumë çaj sherebele, me sa shoh”-shkruan një përdorues në rrjetet sociale.
Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale
Publikimi ka marrë qindra reagime dhe komente, ku ka edhe mjaft përdorues në rrjetet sociale që besojnë se vërtetë sportisti amerikan është veshur me fund dhe rroba ngjyrë rozë.
Ne vendosëm të bëjmë një verifikim të fotos, ku nëpërmjet një kërimi të thjeshtë në rrjet zbuluam se imazhi në të vërtetë është një krijim i Inteligjencës Artificiale.
Referuar mediave të huaja, ky imazh fotografik është krijuar nga ‘Midjourney’, një program gjenerues i AI, që gjeneron imazhe duke përdorur gjuhën natyrale, të quajtur “prompts”, të ngjashme me DALL-E dhe Stable Diffusion të OpenAI.
Imazhi në ‘Midjourney’ i LeBron James me një veshje me temë Barbie është një shembull i mirë i asaj që mund të bëjë AI. Imazhi është aq realist sa mund të ngatërrohet lehtësisht me një foto të vërtetë.
Kjo ka ndezur një debat në Twitter për etikën e Inteligjencës Artificiale. Disa njerëz besojnë se mund të përdoret për të krijuar narrativa të rreme, të cilat mund të kenë një ndikim negativ në imazhin e njerëzve.
Nuk është hera e parë që ylli I NBA modifikohet me veshje “pink”. Kolegët e verifikimit të fakteve në mediat e huaja kanë verifikuar edhe raste të tjera, ku James shihet i veshur me rozë.
Ndoshta nuk është e pamundur të thuhet nëse LeBron James do të veshë ndonjëherë një veshje rozë, por thjesht nuk është stili i tij.
E vetmja herë kur ai doli nga stili i tij ishte në ndeshjen e parë të finaleve të NBA në vitin 2018, ku kishte veshur një kostum me pantallona të shkurtra dhe një çantë të madhe dore.