Vota e diasporës, një kërkesë prej më shumë se 3 dekadash e popullsisë që jeton dhe punon jashtë vendit pritet të zbatohet në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Faktoje dëshiron të njohë mendimin tuaj mbi këtë vendim dhe për sfidat që mund të përballen emigrantët gjatë procesit të votimit. Si e shihni rëndësinë e votës për ata që jetojnë jashtë? Çfarë masash duhet të merren për të siguruar që ky proces të jetë i suksesshëm dhe i aksesueshëm për të gjithë? Cilat janë shqetësimet ose vështirësitë që mendoni se mund të hasen?
Ju ftojmë të ndani mendimet dhe përvojat tuaja, duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm. Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllimin e identifikimit të problematikave dhe raportimit sa më korrekt të tyre.
Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të e-mailit: info@faktoje.al apo përmes rrjeteve tona sociale në Facebook, Instagram, Linkedin.