BallinaAktiviteteVlorë/Të rinjtë: Verfikimi i fakteve për tematika që na prekin çdo ditë

Vlorë/Të rinjtë: Verfikimi i fakteve për tematika që na prekin çdo ditë

Agi Shehu & Ina Allkanjari

Të rinjtë duan të mësojnë më shumë sesi ata mund të dallojnë informacionin e rremë, që më së shumti e marrin nga rrjetet sociale. Gazetarët Faktoje ishin sërisht në Vlorë, për të zhvilluar trajnime me metodoligjinë e verfikimit të fakteve, me studentë të Fakutetit të Vlorës, por dhe në të rinjtë të tjerë të interesuar.

“Unë tani do të jem më skeptike mbi foto që shpërndahen masivisht në internet dhe do të sigurohem që të mos bie më pre e dizinformimit“- u shpreh Kesjana, nga Vlora.

Të rinjtë vlonjatë, krahas pyetjeve dhe interesit për mjetet që përdorin gazetarët gjatë punës së përditshme për verfikimin e fakteve, sollën shembuj nga praktika raste konkrete kur lajme të pavërteta ishin shpërndarë në media, apo deklarata dhe premtime të zyrtarëve lokalë, të cilat ata nuk i kishin parë të realizoheshin.

Nxitur nga trajnuesit, të rinjtë propozuan edhe tema të mundshme për t’u ndjekur si shkrime, duke u nisur nga shqetësimet nga jeta e përditshme.

“Një problematikë shqetësuese në qytetin e Vlorës është djegia e mbeturinave pranë koshave të plehrave në disa prej lagjeve kryesore. Shpresoj që ky shqetësim të gjej zgjidhje sa më shpejt pasi po digjen masivisht, duke ndotur ajrin sidomos për banorët e zonës”, u shpreh një prej studenteve Brislida Spahiu.

Një tjetër shqetësim që të rinjtë ngritën lidhet me mungesën e praktikave dhe intership-eve që universiteti i Vlorës duhet të ofrojë për t’i përgatitur më shumë ata me tregin e punës.

“Do doja shumë që të ofrohen më shumë praktika në shkollë, jo vetëm teori. Gjithashtu edhe intership-e, pasi do na përgatisnin për tregun e punës pas përfundimit të Universitetit”, tregon një prej studenteve Elisabeta Revaj.

Në fund të trajnimit ata u shprehën të kënaqur për orët që kaluan pasi mësuan informacione të cilat nuk ishin paraqitur asnjëherë në mënyrë aq të detajuar.

Faktoje po vijon serinë e trajnimeve me 300 të rinj nga #Korça, #Kurbini, #Vlora, #Librazhdi, #Kamza, #Peshkopia, #Durrësi dhe #Shkodra, në kuadër të projektit “Youth Reporting Albania Program” në bashkëpunim me IREX, me qëllim nxitjen e tyre për të patur një mendim kritik, për të qënë më të kujdesshëm në informacionet që lexojnë dhe shpërndajnë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img