Zyrat e këshillimit të karrierës në universitetet e vendit janë një hallkë e cila është projektuar për të ndihmuar studentët për t’u përgatitur për tregun e punës. Në universitetin eVlorës, shumë nga studentët ankohen se nuk kanë dijeni se ku ndodhet kjo zyrë dhe se nuk kanë marrë ndonjë orjentim për tregun e punës edhe pse ai është aq i nevojshëm, por ndërkohë Zyra e Këshillimit në këtë Universitet ka 10 vite që funksionon.
Elisabeta Revaj
“Zyra e këshillimit të karrierës do të ishte e dobishme për të na dhënë një drejtim në jetë, të ishim më të qartë në karrierën që na përshtatet më shumë. Jam përpjekur që ti realizoj gjërat vetë me aq mundësi sa kam pasur dhe më njohuritë e fituara nga jeta dhe eksperiencat, pasi nuk më është ofruar mbështetje askund. Me aq njohuri sa kam nuk kemi një zyrë këshillimi karriere”. Tregon
B.H. studentet e vitit të tretë dega Ekonomiks në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.
Ndër vështirësitë e hasura ajo përmend informacionin e munguar për degët e nivelit barchelor apo master, mungesën e informacioneve për intership-e apo mundësitë e punësimit, etj.
Foto Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Vlorës
“Jam përpjekur vetë për të gjetur intership-e apo punë, pasi nuk kam pasur asnjë mbështetje apo informim. Nuk e di që në universitetin e Vlorës të ketë një zyrë të tillë. Unë kam jetuar në Itali për disa vite, dhe zyra të tilla kanë qenë funksionale dhe i ndihmonin shumë të rinjtë. Do të kisha orientim në lidhje me punësimin dhe gjërat do të ishin më të lehta për mua dhe për të gjithë studentët e tjerë në qytetin e Vlorës”, vijon studentja B.H.
Një tjetër studente e universitetit të Vlorës. Fakulteti i Shkencave Humane dhe i Drejtësisë, e cila ndjek studimet në vitin e parë master tregon për Faktoje se nuk ka njohuri mbi nëse ka apo jo, një zyre këshillimi karriere në Vlorë, në në ambientet e Universitetit.
“Me aq njohuri sa kam nuk kemi një zyrë konkrete dhe nuk kemi parashikim në statut ose në rregulloren e universitetit për këtë. Por një zyrë e tillë, do të ishte e nevojshme dhe shumë e rëndësishme pasi do t’i drejtoheshin për të marrë orientime dhe këshilla. Nëse do të dija që një zyrë keshillimi ekziston patjetër do t’i isha drejtuar përpara se të zgjidhja programin Barchelor apo Master të studimit, pasi do të më ndihmonte në degën që unë do të zgjidhja, duke më këshilluar se kush degë do më përshtatej më shumë”, tregon studentja.
Foto Fakuletit i Shkencave Humane, Universiteti i Vlorës
Faktoje vendosi t’i dërgoj një kërkesë për informacion Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë ku kërkuam të dimë se prej sa vitesh funksionon zyra e këshillimit të karrierës pranë këtij universiteti, programet që ofrohen, programe për promovimin e kësaj zyre dhe njohjen nga studentët.
Screenshot, kërkesa për informacion drejtuar Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
Në përgjigjen e marrë Universiteti ‘Ismail Qemali” Vlorë na bën me dije se zyra e këshillimit të karrierës pranë këtij universiteti funksionon prej 10 vitesh. Janë ofruar intershipe të ndryshme sipas kërkesave të Oranizatave apo Institucioneve. Suport për studentët ka pasur si nga ana e ëorkshopeve, vlerësime nëpërmjet aktivitetit “Studenti më i mirë i vitit” dhe bursa për studentët në nevojë. Programi i aktiviteteve periodike që zhvillohen çdo vit si Open Day etj. Faqe zyrtare www.univlora.edu.al si dhe faqja e Keshillimit te Karrieres dhe Alumnit.
Screenshot, përgjigja e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
Gjatë një verfikimi të kyer rezulton se në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” konkretisht në rektoratin e këtij universiteti ndodhet një zyrë për këshillimin e karrierës, edhe pse një pjesë e mirë e studentëve të pyetur nuk kanë njohuri mbi ekzistencën e saj.
Ne ju drejtuam kësaj zyre për të mësuar më shumë rreth funksionit të saj dhe se si i vjen ajo në ndihmë studentëve.
“Zyra e këshillimit të karrierës i orienton të rinjtë drejt tregut të punës, duke i ndihmuar ata që të kenë një përfytyrim më të qartë për punësimin, sa i kërkuar është profesioni që ata duan të vazhdojnë ose nga i cili ata po diplomohen. I ndihmon ata në hartimin e CV-ve dhe letrave të motivimit, si dhe dëgjon shqetësimet e tyre. Gjithashtu, mundësitë për Intership-e dhe programet e punësimit do të bëhen të njohura nga kjo zyrë”- tregon Aulona Hysenaj, përgjegjëse për zyrën e këshillimit të karrierës.
Më tej Hysenaj tregon se se kjo zyrë vepron për të gjitha programet e studimit dhe ofrohet për të gjithë studentët ndërsa rendit si vështirësi numrin e lartë të programeve.
“Veprimtaria e kësaj zyre është e përgjithshme dhe shpesh has vështirësi pasi Universiteti i Vlorës ka shumë programe studimi, ka një numër shumë të madh studentësh dhe gjithashtu ka katër godina të ndara sipas fakulteteve. Shumica e studentëve nuk e dinë ekzistencën e zyrës së karrierës, për shkak të largësisë që ekziston nëpërmjet godinave dhe faktit se kjo zyrë ofron shërbime të përgjithshme. Duke qenë se godinat janë të ndara dhe ka shumë hapësirë në to, për ta bërë më të lehtë dhe të njohura shërbimet e ofruara, duhej që në çdo godinë të vendosej zyra e këshillit të karrierës”, tregon Hysenaj.
Më tej Aulona Hysenaj përgjegjësja e zyrës së këshillimit të karrierës tregon se Universiteti i Vlorë organizon shumë herë ëorkshop si dhe takime me biznese të ndryshme për punësimin e të rinjve dhe marrjen e informacionit nga ata, por mungesa e një koordinimi për shpërndarjen e informacionit pengon në marrjen e këtij të fundit nga të gjithë studentët e universitetit, të cilët duhet që të përfitonin.